E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’raportoi për aksidentin, hetim mjekut

 

BERAT – Fillon procedimi penal për dy persona, njëri prej të cilëve mjek, për moskallëzim të një aksidenti dhe largim nga vendi i ngjarjes. Burime zyrtare të policisë së Beratit bënë të ditur nisjen e procedimit penal për Arben Lamajn, 32 vjeç dhe për Mirel Idrizin, 41 vjeç me profesionin mjek ortoped në spitalin rajonal të Beratit. Burimet sqaruan se në orën 21:30 të së enjtes duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga Lamaj në vendin e quajtur kthesa e lagjes “Çlirim”  kanë aksidentuar me pasojë plagosje dy shtetas dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Ndërkohë që dje ndaj tyre ka nisur procedimi penal nën akuzat e “largim nga vendi i aksidentit” për Lamajn dhe “moskallëzim i krimit” për mjekun Idrizi.                        d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›