Rrapi Mino për Mehmetin:Eshtë takuar fshehtas me Titon e Harri Fullcin
“Mehmet Shehu ka qenë koka e të gjitha grupeve armiqësore që ka zbuluar Partia. Ai ka përgatitur kastën e gjeneralëve, grupin e sabotatorëve të ekonomisë, atë të kulturës e arteve etj”
AFRIM IMAJ
Ndërsa ka kumtuar kronologjinë e aktivitetit armiqësor të Mehmet Shehut nga vitet ‘30 e deri në çlirimin e vendit, prokurori i seancës gjyqësore në ngarkim të Fiqirete Shehut, Rrapi Mino i cili lexon tekstin e pretencës së shkruar nga kreu i policisë sekrete Hekuran Isai, bën një përshkrim të zgjeruar sipas vështrimit të tij, të veprimtarisë agjenturore të Mehmet Shehut dhe bashkëpunëtorëve të tjerë gjatë viteve në vijim e deri te çasti i vetëflijimit të njeriut, të cilin e konsideron poliagjent të regjur të dhjetëra agjenturave. Kreu i akuzës që posedon një mal të tërë me dëshmi e dokumente të siguruara në rrethana të dyshimta, e cilëson Mehmet Shehun drejtuesin e të gjitha grupeve armiqësore që janë zbuluar që nga vitet ‘40. Rrapi Mino njeriu që ka kryqëzuar me dhjetëra liderë të lartë në maratonën e gjyqeve për shkatërrimin e veprimtarisë tradhtare, zbulon në seancë një fakt të panjohur të cilin, siç thotë, e ka siguruar në rrugë operative. “Kur Mehmet Shehu shkoi në vitet ‘60 në OKB, u shpreh ai, gjatë udhëtimit me vaporin “Quin Elisabete” është takuar e ka bërë bisedime të fshehta me Titon, Hari Fullcin dhe me Rudolf Çurçillin, nga të cilët ka marrë detyra për qëndrimin që duhet të mbante në situatën e krijuar”. Më tej prokurori i Përgjithshëm shprehet ashpër e në zhargon, duke përdorur epitete të tilla si: Puçistë, komplotistë, terroristë, banditë e kriminelë në adresë të pjesëtarëve të organizatës kundërrevolucionare, siç e cilëson ai grupin e bashkëpunëtorëve të Mehmet Shehut...
AKTAKUZA
...Në vitet ‘60 në skenën botërore doli një kalë tjetër i Trojës, hurshovizmi. Titistët morën kurajë në veprimtarinë e tyre minuese antikomuniste. Ata intensifikuan përpjekjet e tyre që në Shqipëri të realizohej “kthesa” në vijën e hurshovizmit, pra të përmbysej gjendja. Për këtë qëllim vunë në lëvizje agjentët e tyre të vjetër Tuk Jakovën e Bedri Spahiun, në mënyrë që t’i jepnin goditje nga brenda Partisë. Titistët organizuan në prag të Kongresit të tretë të Partisë komplotin antiparti në Konferencën e Tiranës. Siç vërtetohet nga shumë të dhëna në krye të këtyre komplotistëve ishte Mehmet Shehu. Një nga anëtarët më aktivë të organizatës kundërrevolucionare që gjendet në bangën e të akuzuarve, agjentja e vjetër e UDB-së jugosllave, e pandehura Fiqirete Shehu, duke shfrytëzuar postin e saj si sekretare e parë e partisë së Tiranës, punoi aktivisht për sulmin që u ndërmor kundër partisë në konferencë. Me urdhër të UDB-së ajo u vu në lidhje me agjentin tjetër të Beogradit, Feçor Shehun dhe me një numër tjetër agjentësh të regjur e të maskuar, që UDB-ja kishte vendosur për t’i hedhur në veprim hapur. Agjentët e tjerë më me peshë, që ishin Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku etj., UDB-ja i kishte lënë rezervë për t’i hedhur në sulm në momentin më të përshtatshëm për goditjen përfundimtare të partisë...
Pas këtij dështimi armiqtë u detyruan të ndryshojnë taktikën, mjetet dhe format, por jo qëllimin e tyre strategjik antishqiptar. Pikërisht pas dështimit të Konferencës së Tiranës, zbulimi amerikan, UDB-ja dhe zbulimi grek vunë në lëvizje agjentë të tjerë të tyre që vepronin në Shqipëri, si tradhtarin Teme Sejko etj. Sovjetikët me agjentët e tyre Mehmet Shehu, Beqir Balluku e Kadri Hazbiu u përpoqën ta shfrytëzojnë komplotin e Teme Sejkos si një mjet presioni e shantazhi për të nënshtruar partinë dhe vendin tonë. Duke paraqitur si rrezik imediat gjoja zbarkimin e amerikanëve në Shqipëri, sovjetikët dhe agjentët e tyre donin të frikësonin udhëheqjen tonë, që të mos largonte bazën sovjetike nga Pashalimani. Po ne nuk ramë në grackën e agjentëve sovjetikë dhe e shpartalluam komplotin e tradhtarit Teme Sejko.
Në vitin ‘60 kur Partia demaskoi botërisht tradhtinë hurshoviane, Mehmet Shehu dhe banda e tij u ndodh në udhëkryq. Në këtë kohë u nis për në OKB në krye të një delegacioni qeveritar. Me vete mori mjaft nga bashkëpunëtorët e tij si Llambi Ziçishtin, Llambi Peçinin e të tjerë. Gjatë udhëtimit me vaporin anglez “Quin Elisabete”, Mehmet Shehu zhvilloi bisedime të fshehta me Titon, Harri Fullcin dhe me Rudolf Çurçillin. Ata i dhanë detyra në vijën e sjelljes për qëndrimin që duhet të mbante në situatën e krijuar.
Në vitin ‘72 Mehmet Shehu shkoi në Francë për një vizitë mjekësore. Ai shoqërohej po nga ai ekip, që e kishte shoqëruar në Nju Jork në vitin ’60, si dhe nga e pandehura Fiqirete Shehu. Aty ai mori kontakt me një personalitet të CIA-s, të cilit i raportoi për komplotet që po përgatiteshin në ushtri, në ekonomi etj. Agjenti amerikan e nxiti në këtë veprimtari, duke e këshilluar që të ruhej pa u kompromentuar ai vetë. Kështu agjentët e huaj nxiteshin që të realizonin komplotin për përmbysjen e pushtetit popullor dhe për likuidimin e udhëheqjes së partisë. Për të kryer veprën e zezë Mehmet Shehu do synonte ta shtrinte rrjetin agjenturor sa më gjerë. Për këtë u urdhërua nga CIA të thurte plane konkrete për të përmbysur gjendjen në Shqipëri në favor të perëndimit, të hidhte në veprim e të nxiste agjentët e njohur e të panjohur të tij, pavarësisht se në shërbim të kujt ishin. Kështu ai vuri në lëvizje njerëzit e tij në fushën e kulturës dhe të arteve, me Fadil Paçramin e Todi Lubonjën në krye, puçistët në ushtri me në krye Beqir Ballukun e të tjerë dhe sabotatorët në ekonomi me Abdyl Këllezin etj.
Zbulimi e demaskimi nga Partia i këtyre grupeve armiqësore vuri në rrezik serioz zbulimin e gjithë organizatës kundërrevolucionare të Mehmet Shehut. Në këtë situatë ky aktivizoi agjentët e tjerë, pjesëtarë të komplotit në Ministrinë e Brendshme si Kadri Hazbiun e Feçor Shehun dhe veglat e tyre për të manipuluar hetimet, me qëllim që të shpëtonte veten e tij dhe bashkëpunëtorët e tjerë në komplot. Dhe kështu mundën t’i shpëtonin drejtësisë së popullit përkohësisht.
Por Mehmet Shehu e bashkëpunëtorët e tij ishin dhe mbeten armiq. Ata kurrë nuk hoqën dorë nga planet për të komplotuar kundër partisë e pushtetit popullor.
Në pranverën e vitit ‘81 shpërthyen demonstratat revolucionare në Kosovë. Në Beograd u krijua një situatë tepër e vështirë. Në këto kushte të jashtëzakonshme, kur Jugosllavia e rënduar edhe nga kriza ekonomike kalonte një rrezik serioz për ekzistencën e saj, UDB-ja vendosi të lozë kartën e Mehmet Shehut. Ajo kërkonte prej tij që të vepronte, në mënyrë që në Shqipëri të ndodhte diçka e madhe që të tërhiqte vëmendjen e botës dhe të dekurajonte lëvizjen patriotike në Kosovë. Mehmet Shehut iu kërkua që të vepronte për të përmbysur gjendjen në Shqipëri, duke përfshirë edhe eliminimin fizik të Sekretarit të Parë të Partisë. Por ngjarjet nuk rrodhën ashtu siç dëshironte UDB-ja dhe CIA amerikane, që u bashkua me planet e jugosllavëve. Tradhtari Mehmet Shehu dështoi në planet e tij. Ai i ndodhur në mes dy zjarreve, presionit të UDB-së për të kryer atentatin ndaj shokut Enver Hoxha dhe forcës së pamposhtur të partisë dhe udhëheqjes së saj, zgjodhi rrugën e vetëvrasjes.
Në këtë sfond politik është zhvilluar e gjithë veprimtaria e fshehtë agjenturore e organizatës kundërrevolucionare terroriste e Mehmet Shehut, disa prej anëtarëve së të cilës drejtësia popullore i ka vënë në bangën e të akuzuarve. Në të njëjtën kohë ne akuzojmë padronët e tyre: CIA-n amerikane, KGB-në sovjetike, Inteligence Service-n anglez dhe UDB-në jugosllave që i kanë kurdisur këto komplote, duke i përgatitur, frymëzuar dhe vënë në veprim këta bastardë që populli do t’i demaskojë për jetë me vulën e tradhtisë.
vijon nesër...
Bashkim Shehu: Inkursioni i dështuar i Brigadës së Parë në ndihmë të Shtabit të Përgjithshëm
“Babi, Mehmeti ma ka treguar më herët këtë histori. Ishte fjala për rrethimin e Shtabit të Përgjithshëm në malësitë e Martaneshit gjatë Operacionit të Dimrit ‘44 dhe ndihmën që i kërkuan shtabit të Brigadës së Parë për të çarë rrethimin. Ai më ka thënë se komanda ushtarake gjermane në Shqipëri, gjatë Operacionit të Dimrit ‘44, ishte informuar nga një gjeneral anglez që ishte dislokuar me mision pranë Shtabit të Përgjithshëm (ku ishte dhe Enveri) për vendndodhjen e Shtabit të Përgjithshëm, të cilin e gjurmonte këmbë pas këmbe ushtria gjermane. Kështu, gjermanët e rrethuan zonën ku ndodhej Shtabi i Përgjithshëm dhe synuan për ta asgjësuar atë. Nga ana tjetër, siç më ka shpjeguar Mehmeti, gjenerali anglez nëpërmjet oficerit anglez, që ishte pranë Brigadës së Parë, kishte urdhëruar, që brigada të mos shkonte në ndihmë të shtabit, pra ta linte atë të asgjësohej. Unë, më ka thënë Mehmeti e bisedova këtë gjë me Fiqirete Shehun dhe Tuk Jakovën dhe që të tre ramë dakord me urdhrin e anglezëve. E vonuam disa ditë me radhë nisjen e brigadës, po plani na dështoi sepse shtabi e kishte çarë vetë rrethimin...”
Llambi Ziçishti: Mjekët kinezë që do helmonin Enverin
“Mehmeti kishte organizuar planin për helmimin e Enverit me mjekë kinezë. Mbaj mend që një mëngjes më thirri në Kryeministri dhe më ka dhënë shprehimisht këto porosi: “Do të ngarkoj një detyrë tepër të rëndësishme e sekrete për punën tonë. Për mjekimin e Enverit kam kërkuar një grup mjekësh nga Kina, të cilët kanë ardhur. Ti, si ministër i Shëndetësisë, më tha, do të jesh në krye të grupit të mjekëve dhe do të lozësh rolin e violinës së parë në këtë çështje. Do të përdorësh tërë autoritetin tënd për të ndikuar në grupin e mjekëve tanë, në mënyrë që ata të pranojnë pa kundërshtim mjekimin që kanë vendosur kinezët”. Ai e kishte zgjidhur me ta këtë çështje. Unë e kuptova që Mehmeti e kishte organizuar bashkë me kinezët mënyrën për likuidimin e Sekretarit të parë...”