Merkator shet aksione
Në prezantimin për blerësit e interesuar në Lubjanë, mbrëmje e organizuar nga Arkas, kompani kjo konsulente për këtë lloj të transaksioneve, u paraqitën 50 kompani të interesuara, në mesin e të cilave Tesko, Delta, kompania amerikane Volmart, Kerfor, si dhe Agrokori kroat dhe holdingu Adris.
Sistemi afarist Merkator shet 36 për qind të aksioneve, që momentalisht janë në pronë të gjashtë bankave sllovene, bëri të ditur gazeta e përditshme sllovene, Finance.
Afati përfundimtar për dorëzimin e letrës së qëllimeve është 8 shkurti.