Merkel, Berishës: Ju po korrni frytet e reformave
Gjermania vlerëson reformat e qeverisë “Berisha” dhe është e gatshme ta mbështesë atë me të gjitha mundësitë e saj në rrugën e integrimit evropian. Kjo garanci iu dha dje Kryeministrit Sali Berisha nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila i ofroi dje Kryeministrit të Shqipërisë një pritje madhështore. Përmes një ceremonie zyrtare me nderimet më të larta ushtarake, të cilat rezervohen për krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve mike, z. Berisha mori vlerësimet maksimale nga znj. Merkel për rezultatet e deritanishme në reformat politike dhe ato ekonomike. “Unë besoj se ju po korrni frytet e reformave që keni ndërmarrë. Unë besoj se Kryeministri Berisha po ndjek një kurs të guximshëm reformash në luftën kundër korrupsionit dhe për suksesin në ekonomi. Ne po krijojmë një bazë të qëndrueshme bashkëpunimi dhe Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë atje ku të ketë mundësi”, - tha Kancelarja Merkel. Por Shqipëria ndien nevojën e përkrahjes së një shteti perëndimor si Gjermania për lehtësimin e vizave dhe qarkullimin e lirë të shqiptarëve në vendet e BE-së, si një hap i rëndësishëm i afrimit të shqiptarëve me qytetarët e BE-së. Nga ana e saj, Tirana zyrtare përmes Kryeministrit Berisha jep garanci të plotë se po ndërmerr të gjitha masat dhe po ndërton të gjitha infrastrukturat e nevojshme, duke përmbushur të gjitha standardet për emigracionin, kufijve për të bërë të mundur standardet e vëna nga BE-ja për lehtësimin e regjimit të vizave. Kryeministri Berisha mori premtimin nga Kancelarja Merkel se Gjermania do të ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë me Bashkimin Evropian brenda vitit 2008 dhe shumë shpejt Protokollin për Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kancelarja Merkel e siguroi Kryeministrin për angazhimin e qeverisë gjermane për të ndihmuar Shqipërinë në shumë fusha të rëndësishme, veçanërisht fushën e ndërtimit të infrastrukturave të rëndësishme, si projekte në transmetimin e energjisë elektrike, në ujësjellës, kanalizime etj. Kancelarja Merkel u interesua të dinte më tepër për problemet e korrupsionit që ende ekzistojnë në sistemin e drejtësisë dhe atë shëndetësor, duke shprehur në të njëjtën kohë përkrahjen e qeverisë gjermane në reformat e rëndësishme për të luftuar korrupsionin në këta dy sektorë jetikë, si dhe gatishmërinë e Gjermanisë për të dhënë mbështetje në këto reforma. Merkel u shpreh se për të luftuar korrupsionin, duhet një kurajë shumë e madhe, kurajë të cilën lidershipi i qeverisë shqiptare, Kryeministri Berisha, e ka pasur dhe po e tregon me vendosmëri të madhe. “Në këtë kuadër, - u shpreh Kancelarja Merkel, - i gjithë rajoni dhe Evropa ju janë mirënjohës për progresin që ju keni arritur në luftën kundër korrupsionit, pasi problemi i korrupsionit është një problem më i gjerë sesa vetë Shqipëria”. Znj. Merkel u shpreh se Gjermania dhe vendet e Evropës nuk kanë më asnjë dyshim për rezultatet e rëndësishme që ka arritur qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit e krimit, zhvillimit ekonomik dhe reformave të tjera të rëndësishme. Ndërsa Kryeministri Berisha tha se nuk ka vend që të këtë ndryshuar më shumë sesa Shqipëria në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo ka ardhur dhe si rezultat i ndihmës së madhe dhe solidaritetit të shkëlqyer të Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Problemet më të mëdha që ka hasur Shqipëria në të shkuarën kanë qenë korrupsioni dhe krimi i organizuar, të cilat jo më larg se tre vjet më parë ishin kthyer në sistem dhe bllokonin procesin e integrimit e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Lufta me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të shpallur nga qeveria shqiptare gjatë këtyre tre viteve ka bërë të mundur të arrihen rezultate shumë të rëndësishme dhe transformim rrënjësor i vendit.
"Konrad Adenauer", mbështetje për strukturat e PD-së
Fondacionit "Konrad Adenauer" pritet të japë një ndihmë të veçantë për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe për strukturat e saj. Gjatë qëndrimit në Gjermani, Kryeministri Berisha u takua dje me zv.sekretarin e përgjithshëm të fondacionit "Konrad Adenauer", dr. Gerhard Wahlers. Z. Wahlers u shpreh se është nder dhe kënaqësi e veçantë për të që pret Kryeministrin shqiptar dhe të diskutojë me të rreth bashkëpunimit midis fondacionit "Konrad Adenauer" dhe Republikës së Shqipërisë. “Shqipëria është një faktor i rëndësishëm në Ballkan, - u shpreh zoti Wahlers, - dhe ne jemi shumë të lumtur që përmes këtij takimi dhe bashkëpunimit të mëtejshëm do të forcojmë lidhjet tona me Shqipërinë, si dhe rezultatet e punës tonë në rajon”. Pasi e falënderoi për mikpritjen, Kryeministri Berisha i shprehu atij gatishmërinë e qeverisë së tij për të bashkëpunuar dhe për të përkrahur misionin e fondacionit "Konrad Adenauer" në Shqipëri. Zv.sekretari Wahlers i premtoi Kryeministrit Berisha se së shpejti ky fondacion do të hapë një zyrë përfaqësie në Shqipëri, e cila do të organizojë dhe koordinojë të gjitha aktivitetet e fondacionit në kuadër të forcimit të institucioneve demokratike, në shtetin e së drejtës, integrimin e Shqipërisë në NATO dhe BE, si dhe në shumë aspekte të tjera.
Kryeministri Berisha e falënderoi z. Wahlers edhe për kontributin që fondacioni "Konrad Adenauer" ka dhënë për Shqipërinë në fillim të viteve '90 nëpërmjet aktivitetit të tij. Më tej, Kryeministri e falënderoi zotin Wahlers për vendimin që ky fondacion ka marrë, për të hapur zyrë përfaqësimi në Shqipëri, për të intensifikuar marrëdhëniet me qeverinë shqiptare, si dhe për kontributin e tij në forcimin e institucioneve shqiptare.