E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Vetëm Kroacia në BE, askush tjetër!

Shtetet që pretendojnë të anëtarësohen janë informuar përmes kanaleve diplomatike ditët e fundit, në fshehtësi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka imponuar BE-së qëndrimin në lidhje me zgjerimin, që të pranohet vetëm Kroacia e asnjë shtet tjetër, shkruan gazeta kroate, “Nacional”. Gazeta shkruan se të gjitha shtetet që pretendojnë të anëtarësohen janë informuar për këtë gjatë ditëve të fundit në fshehtësi dhe në mënyrë diplomatike. Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të Këshillit të BE-së ka vendosur të premten e kaluar që Kroacisë t’i lejohet hapja e tre kapitujve të mbetur të negociatave për hyrjen në BE, duke refuzuar diskutimin e kërkesës së Serbisë për anëtarësim. Me mbylljen e negociatave me Kroacinë dhe anëtarësimin e saj në BE synohet të përfundohet periudha e rëndësishme, procesi i zgjerimit, i cili ka zgjatur 15 vjet dhe që duhet të përfundojë më 2012-n, me anëtarësimin e Kroacisë. Sipas “Nacional”, Kroacia do të jetë vendi i fundit që do të anëtarësohet në BE, dhe pas asaj nuk do të ketë më anëtare të reja, të paktën për dhjetë vitet e ardhshme. Dhe jo për shkak të ngurrimit të kandidateve potenciale, por se Brukseli është i vendosur që të mos pranojë më anëtare të reja. Ky vendim është marrë me iniciativën e politikanes më të fuqishme të Europës, Angela Merkel.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›