E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sheva: Dua të fitoj gjithçka

16/04/2005  Milani është në garë për fitimin e titullit dhe të Ligës së Kampioneve dhe tashmë kuqezinjtë nuk mund të zgjedhin më, sepse i kanë mundësitë t’i fitojnë të dy këta trofe. Këtë gjë e thekson edhe Andrij Shevçenko, në një intervistë lëshuar së përditshmes “Corriere dello Sport”: “Në këtë pikë të sezonit, nuk mund të zgjedh, sepse mund t’i fitojmë të dy trofetë. Na pret një muaj shumë i rëndësishëm, por nëse do ta përballojmë në mënyrën e duhur, mund të hyjmë në histori”. Ndërkaq, Juventusi do të përqendrohet në kampionat, pas eliminimit nga Liga e Kampioneve: “Nuk besoj se do të jetë një disavantazh për ne. Bardhezinjtë nuk do të hiqnin dorë nga titulli, edhe nëse do të kualifikoheshin në Champions. Ka shumë ekuilibër dhe secila nga 8 ndeshjet e mbetura mund të jetë vendimtare. Tani është e ndaluar të lësh pikë”, vazhdon Sheva, i cili komenton edhe sfidën e ardhshme në Ligën e Kampioneve, kundër PSV Eindhovenit: “Është një ekip solid, që luan një futboll tërheqës. Më ka bërë përshtypje organizimi i tyre: jo vetëm që kanë disa elemente shumë të aftë teknikisht, por dinë të shprehin një lojë të vërtetë skuadre. Parashikoj një sfidë shumë të vështirë, por nëse luajmë siç dimë, do të shkojmë në Stamboll”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›