Merr peng dhe kërcënon me armë pasagjerët për aksidentin
Policia e Lezhës arreston Ardian Prengën. Mori peng një furgon
LEZHË – Pasi i është përplasur makina me furgonin, ka marrë peng të gjithë pasagjerët që ndodheshin brenda tij, por më pas është prangosur nga policia. Burimet zyrtare të Policisë së Lezhës bëjnë të ditur se dje, rreth orës 02.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ardian Prenga, lindur dhe banues në fshatin Zhejë të rrethit Kurbinit, për një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë. Sipas zëdhënëses së policisë, dy ditë më parë, pas një konflikti banal qe ka pasur me shtetasin Ndoc Ndoj, 31 vjeçari Prenga ka devijuar rrugën e furgonit me pasagjerë, pas një aksidenti që ka ndodhur. Por forcat e rendit bënë ndalimin e tij, ndërkohë që morën dëshmitë edhe të të gjithë pasagjerëve në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Lezhës në lidhje me ngjarjen
Shkaku
“Shtetasi Ardian Prenga, teksa drejtonte automjetin tip Benz, me targa LA 8141 A, në superstradën Lezhë – Laç, pikërisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, në afërsi të rrugës dytësore, të fshatit Manati, është fërkuar me automjetin furgon, tip Benz, me targa LE 7728 A, me drejtues shtetasin Ndoc Ndoj, lindur dhe banues në fshatin Ishull të rrethit të Lezhës”, - thonë burimet policore. Furgoni ka pasur si drejtim lëvizjeje rrugën Lezhë – Manati. Drejtuesi i autoveturës, duke pretenduar në pafajësi, ka devijuar drejtimin e furgonit dhe ka kërcënuar pasagjerët se do ti mbajë aty deri kur drejtuesi i furgonit, 44 vjeçari Ndoj, të rregullojë automjetin e tij te dëmtuar. Ardian Prenga për rreth 2 orë ai nuk ka lejuar askënd të lëvizë, pa i sjellë Ndoc Ndoj paratë për dëmin e shkaktuar. Sipas dëshmive, dyshohet se 31-vjeçari Prenga ka qenë i armatosur dhe ai i ka mbajtur pasagjerët dhe shoferin e furgonit nën kërcënimin e armës.
Arrestimi
Një telefonatë ka mbërritur në mjediset e policisë, e cila ka aktivizuar menjëherë grupin e gatshëm për të ndërhyrë në këtë rast. Sipas zëdhënëses së Policisë Liona Nika, në hyrje të qytetit të Laçit, furgoni së bashku me të dy drejtuesit dhe pasagjerët është kapur nga forcat e rendit, ku dhe u bë i mundur shoqërimi i tyre për në Drejtorinë e Policisë. Sipas deklaratave të marra nga pasagjerët, drejtuesi i autoveturës i ka frikësuar nën kërcënimin e armës, megjithëse arma nuk eshte gjetur akoma. Materialet në ngarkim të shtetasit Ardian Prenga pritet t’i kalojnë prokurorisë së Lezhës. Shtetasi Ardian Prenga do të hetohet për veprën penale të “heqjes së padrejtë të lirisë”.
Box 1
Konflikti për aksidentin, tenton të vrasë 26-vjeçarin
DURRËS – Një aksident i lehtë për pak sa një është bërë shkas për një vrasje me armë në rrethin e Durrësit, ku një person ka qëlluar disa herë ndaj një 26-vjeçari dhe më pas është larguar, duke u shpallur në kërkim nga policia. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut bëjnë të ditur se dje nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasit Arlin Llulla, lindur dhe banues në fshatin Rrashbull. Sipas tyre, procedimi penal ndaj 20-vjeçarit filloi për arsye se mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23.00, në lagjen Nr. 4 në qytetin bregdetar, Llulla, në kohën kur po udhëtonte me automjetin fuoristradë tip “Benz ML-270”, me targa DR 2555 E, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kërcënuar me armë A.M., 26 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Maminas. Ai ka qëlluar disa herë në drejtim të tij, duke tentuar për ta vrarë. Policia sekuestroi mjetin luksoz dhe shpalli në kërkim shtetasin Arlin Llulla, pasi akuzohet për veprat penale të “tentativës së vrasjes me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.
Arrestohet, aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren
SHKODËR - Policia e Shkodrës arrestoi Xhenerin Lulati, banor i fshati Bajzë të rrethit Malësi e Madhe pasi akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e një vogëlushe 7-vjeçare". Burime zyrtare pranë komisariatit të qytetit verior thanë se në mbrëmjen e së dielës 41-vjeçari Lulalit ka aksidentuar rëndë vajzën e vogël, në lagjen “Guerrile” të qytetit të Shkodrës, e cila më pas ka ndërruar jetë në spital. Sipas policisë, i arrestuari ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij tip “Audi”, me targa SH 9781 D, kur ka goditur vogëlushen me iniciale E. B, lindur dhe banuese në lagjen “Guerrile” e cila më pas ndërroi jetë në spital. Xhenerin Lulati po hetohet për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e një personi”.
Kapet kultivuesja e Kanabisit, ishte dënuar me 3 vjet burg
VLORË – Një 49-vjeçare, kërkohej prej disa kohësh pasi ishte dënuar nga gjykata me 3 vjet burg për kultivim kanabis, por vetëm dje është bërë i mundur ndalimi i saj. Policia e Vlorës arrestoi të hënën shtetasen Ervehe Hysaj, e cila ishte dënuar nga gjykata me 3 vjet burg për veprën penale të “kultivimit të bimëve narkotike”. Burime zyrtare të policisë lokale, bënë të ditur se ajo u prangos në banesën e saj në fshatin Risili, rreth 10 km larg qytetit të Vlorës. Në janar të këtij viti gjykata kishte dhënë vendimin për të. Hysaj u akuzua pasi më 14 gusht të vitit 2005, kur gjatë një kontrolli të policisë në disa parcela toke, pronë e të dënuarës, u gjetën dhe asgjësuan 300 rrënjë bimë narkotike “canabis sativa”.
Prangoset, grabiti mjediset e shkollës 4-vjeçare
SHKODËR – Një 17 vjeçar është prangosur nga policia pasi 11 ditë më parë vodhi shkollën 4-vjeçare në fshatin Grudë Fushë të komunës Gruemirë në rrethin e Malësisë së Madhe. Burimet zyrtare të Policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se dy ditë më parë u ekzekutua urdhër-ndalimi në ngarkim të shtetasit Shkëlqim Ç. Ndalimi i 17-vjeçarit u bë , pasi ky shtetas rezulton të jetë autori i vjedhjes me thyerje, të mjediseve të shkollës 4-vjeçare të fshatit të tij, ku në brendësi të saj janë marrë disa pajisje mësimore dhe materiale didaktike. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më datë 20 qershor të këtij viti. Materialet në ngarkim të shtetasit Shkëlqim Ç pritet ti kalojnë prokurorisë së rrethit pasi hetohet për veprën penale të “vjedhjes”.
Kapet super-hajduti 12-vjeçar, vidhet banesat e plazhit
DURRËS – Një i mitur, i njohur si një hajdut profesionist, është prangosur nga policia, pasi kishte kryer disa grabitje të kabinave të plazhit në rrethin e Durrësit. Burimet zyrtare të Policisë së Durrësit bëjnë të ditur se kanë ndaluar në kushtet e flagrancës, shtetasit M.C., lindur në Rrëshen dhe banues në Allias të Tiranës, pasi ka kryer vjedhjen e banesës së prenotuar nga një pushues, në lagjen Nr. 13. Dy ditë më parë ai kishte grabitur një sasi parash në banesën e marrë me qira nga shtetasi H.I., lindur e banues ne Gostivar Maqedoni, i cili kishte ardhur me pushime në Durrës. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar shumat prej 310 euro dhe 700 dinarë maqedonas të vjedhur ne banesë. Sipas burimeve policore, 12 vjeçari ka edhe precedentë të tjerë penalë të këtij lloji, por ai nuk mund të dënohet për shkak të moshës.
Aksidenton 3 veta, ishte i dehur dhe pa patentë
DURRËS – Në gjendje të dehur, një shtetas, i cili nuk kishte as leje për drejtim mjeti, ka plagosur rëndë tre persona, por më pas është ndaluar nga forcat e rendit. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Agim Arifi, lindur dhe banues në Fermë Sukth të rrethit të Durrësit. Sipas tyre, “arrestimi i 36-vjeçarit u bë për arsye se po atë ditë, rreth orës 04.00, në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, e pikërisht në Maminas, në kohën kur drejtonte autoveturën e tij tip Ford me targa BZ-574838, ka aksidentuar shtetasit J.K., 35 vjeç; E.K., 32 vjeçe dhe E.A., 36 vjeçe”. Tre të dëmtuarit ndodhen te shtruar ne Spitalin Ushtarak Tirane jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Agim Arifi akuzohet për veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
1 Korrik 2008