Spiunët, çfarë përmbajnë 3 draftet e paraqitura prej kohësh në Kuvend
Prej 4 vitesh bllokohen nismat ligjore për ndëshkimin e spiunëve
Eljona Ballhysa
Ndërsa është rikthyer sërish në skenën e politikës shqiptare debati për publikimin e emrave të ish-bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret të shtetit gjatë regjimit, një tjetër fakt interesant po ashtu ka dalë në pah në lidhje me këtë çështje. Institucioni i Kuvendit ka bllokuar gjithmonë çdo tentativë ligjore për hartimin e këtij ligji të rëndësishëm. Ndërsa debati ka lindur që në vitin 1992, të paktën prej 4 vitesh në zyrat kuvendore vazhdojnë të sorollaten projektligje konkrete për të ndëshkuar ish-spiunët e Sigurimit. Që prej vitit 2004 dhe deri sot në Kuvend janë paraqitur 3 projektligje, përkatësisht nga Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Partia Demokristiane në lidhje me këtë çështje. Por edhe sot e kësaj dite ato vazhdojnë të pluhurosen në zyrat e administratës kuvendore, teksa duket mjaft qartë se asnjë prej palëve, qoftë nga opozita, qoftë nga shumica, nuk janë të interesuara për nxjerrjen e emrave që dikur kanë spiunuar për llogari të shërbimeve sekrete komuniste. Edhe vetë deputetët e të dyja palëve, duke përfshirë madje edhe anëtarë të qeverisë, nuk kanë preferuar që të hapin “kutinë e Pandorës”, teksa gjatë këtyre viteve janë mjaftuar vetëm të ironizojnë njëri-tjetrin me emrat e pseudonimeve që kanë mbajtur gjatë ushtrimit të “detyrës së spiunit”. Por cilat janë këto tri projektligje dhe çfarë përmbajnë ato?
Kështu, në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar nga Partia Demokristiane projektligji “Për kontrollin e figurës së personit zyrtar të zgjedhur, apo të emëruar në organet e rëndësishme të shtetit”; nga Partia Socialiste projektligji “Për verifikimin e të qenit bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete shqiptare, para datës 31.12.1992, të funksionarëve të lartë publikë”; dhe nga Partia Demokristiane është depozituar projektligji “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve”.
Partia Demokratike
Demokratët propozojnë në projektin e tyre verifikimin e të gjithë zyrtarëve, funksionarëve publikë dhe të zgjedhurve, të cilët më datë 11 dhjetor të vitit 1990 janë 18 vjeç e lart dhe me hyrjen në fuqi të këtij ligji ushtrojë detyrë të rëndësishme. Kështu, PD-ja propozon ngritjen e një komisioni të posaçëm për verifikimin e figurës së personaliteteve të larta të shtetit, si kryeministrit, presidentit, kryetares së Kuvendit, ministrat, deputetët, por dhe zyrtarë të niveleve më të ulëta, si drejtorë të përgjithshëm, drejtorë drejtorie etj. Sipas projektit të PD-së, kur vërtetohet se funksionarët e lartë të shtetit, deputetët apo të zgjedhurit vendorë rezultojnë bashkëpunëtorë me shërbimin sekret të shtetit gjatë regjimit komunist, ata vazhdojnë ushtrimin e mandateve, por komisioni ka detyrimin të bëjë publik në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë vendimin e tij. Në draftin e PD-së parashikohet se nuk duhet të verifikohet asnjë kandidat për deputet apo kandidat për qeverisjen vendore pa u shpallur fitues në zgjedhjet parlamentare, apo ato lokale. Ndërkohë që PD-ja parashikon shkarkimin nga detyra të zyrtarëve, të cilët rezultojnë ish-bashkëpunëtorë të shërbimit sekret.
Partia Socialiste
Deputetët e Partisë Socialiste, në projektin e tyre parashikojnë që të hapen arshivat e shërbimeve sekrete shqiptare, të para datës 31.12.1992, për të gjithë ata funksionarë të lartë shtetërorë që vazhdojnë të mbajnë këtë funksion, deri në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit. Edhe PS-ja propozon ngritjen e një komisioni të posaçëm, por të ndërtuar ndryshe nga ai që propozon PD-ja dhe në përfundim të procesit të verifikimit të publikohen të dhënat për funksionarët e lartë të shtetit. Sipas PS-së, propozohet që në përfundim të verifikimit, komisioni publikon në Fletoren Zyrtare të gjithë emrat e funksionarëve, gjetur si bashkëpunëtorë, pasi ka raportuar më parë në Byronë Parlamentare. PS-ja gjithashtu parashikon mospublikimin e emrit të personit që gjendet ish-bashkëpunëtor, nëse ky person paraqitet vetë para komisionit dhe deklaron se do të japë dorëheqjen nga funksioni që mban, përpara se të bëhet publikimi i emrave.
Partia Demokristiane
Në projektin e tyre demokristianët parashikojnë, ashtu si PD-ja dhe PS-ja, ngritjen e një komisioni i cili do të varet nga Inspektorati i Përgjithshëm i Deklarimit të Pasurive. PDK propozon që ish-spiunët të kenë mundësinë të kandidojnë për deputetë dhe në njësitë e qeverisjes vendore, por të ndalohen të zgjidhen në postet drejtuese të shtetit.
Çfarë parashikon drafti i PD-së
Subjekte të verifikimit të përgjithshëm, sipas këtij ligji, janë të gjithë zyrtarët dhe funksionarët publikë, të zgjedhur apo të caktuar, të cilët më datë 11 dhjetor 1990 janë 18 vjeç e lart dhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji ushtrojnë, apo do të kryejnë një nga detyrat ose funksionet, apo janë në marrëdhënie pune në institucionet në vijim; deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, të zgjedhurit nga Kuvendi dhe të dekretuarit nga Presidenti i Republikës si dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese; Anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, sekretarë të Përgjithshëm të institucioneve qendrore në varësi të kryeministrit, apo ministrit, funksionarë politikë, drejtorë të përgjithshëm dhe drejtorë të drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në struktura të tjera shtetërore etj.
Pastërtia e figurës morale të zyrtarit është e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri më 11 dhjetor 1990 të një nga detyrave, apo cilësive të mëposhtme: anëtar apo kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës, anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar i Gjykatës së Lartë, prokuror i Përgjithshëm, përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit, si kryetar dege, drejtor apo zëvendësministër dhe ministër i organeve të Punëve të Brendshme; bashkëpunëtor i organeve të Sigurimit të Shtetit, me veprimtari të karakterit politik, që lidhen me veprat penale, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-internimeve; hetues, prokuror, gjyqtar a ndihmësgjyqtar në procese politike speciale.
Ngarkohet një komision i posaçëm i përbërë nga 5 anëtarë. Komisioni ka në përbërje shtetas shqiptarë, me integritet të lartë moral, të cilët, propozohen nga komisioni përgjegjës për çështje të Sigurisë Kombëtare në Kuvend, Komisioni përgjegjës për çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut në Kuvend, ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimi Informativ të Shtetit, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit.
Komisioni vihet në lëvizje dhe nis procedurën e verifikimit të zyrtarëve dhe funksionarëve me kërkesë me shkrim të titullarit të institucionit apo organit të emërtesës së tij, për zyrtarin apo funksionarin publik.
Eprori i institucionit apo organi i emërtesës së tij, menjëherë pas marrjes së vendimit të komisionit kur zyrtari është i papërfshirë, depoziton një kopje të vendimit në dosjen individuale të personelit.
Kur zyrtari është i përfshirë, depoziton një kopje të vendimit në dosjen individuale të personelit dhe cakton brenda 3 ditësh një seancë të mbyllur për t'u informuar për qëndrimin që do të ndjekë zyrtari në vijim. Gjatë zhvillimit të kësaj seance mbahet procesverbal, i cili firmoset nga të gjithë të pranishmit dhe zyrtari dhe një kopje e tij i dorëzohet në përfundim të seancës edhe zyrtarit. Eprori direkt, në përfundim të këtij takimi, ndjek këtë procedurë: kur zyrtari deklaron/ose depoziton dorëheqjen e menjëhershme nga detyra, ai, arkivon kopjen e vendimit të komisionit si dokument të klasifikuar; kur zyrtari deklaron se refuzon dorëheqjen vullnetare eprori i institucionit, arkivon kopjen e vendimit të komisionit dhe brenda 10 ditësh përfundon marrëdhëniet e punës me zyrtarin, për shkak të padenjësisë së figurës së tij.
Kur, sipas një vendimi të formës së prerë, vërtetohet se deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt nga zgjedhësit apo përfaqësues të organeve individuale të njësive të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna, kanë figurë të papajtueshme në kuptim të këtij ligji, ata vazhdojnë ushtrimin e mandateve, por komisioni ka detyrimin të bëjë publik në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë vendimin e tij.
Asnjë kandidat për deputet i drejtpërdrejtë apo kandidat për përfaqësues i organeve individuale të njësive të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna, nuk mund të jetë subjekt i verifikimit sipas këtij ligji, pa u shpallur fitues, në zgjedhjet parlamentare, apo ato lokale.
Çfarë parashikon drafti i PS-së
Objekt i ligjit është hapja e arshivave të shërbimeve sekrete shqiptare, të para datës 31.12.1992, për të gjithë ata funksionarë të lartë shtetërorë, që vazhdojnë të mbajnë këtë funksion, deri në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit dhe ka për qëllim vetëm publikimin e tyre.
Me hapje të arshivave sekrete, sipas këtij ligji, kuptohet verifikimi nëse funksionari i lartë shtetëror, ka qenë apo jo bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete. Me bërje publike, sipas këtij ligji, do të kuptohet publikimi i të qenit bashkëpunëtor dhe pseudonimi përkatës, nëse ka pasur të tillë, i funksionarit të caktuar.
Funksionarët publikë që do të verifikohen janë: Presidenti i Republikës, kryeministri, deputetët, ministrat, zv/ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e gjykatës së Lartë, të gjithë titullarët e organeve të tjera kushtetuese ose të organeve kolegjiale, të përcaktuara si të tilla nga Kushtetuta.
Organi që kryen verifikimin do të jetë një komision shtetëror i përbërë prej 5 anëtarësh. Ky komision do të varet dhe do të përgjigjet për punën e kryer para Kuvendit të Shqipërisë. Një anëtar, i cili do të jetë edhe kryetari i këtij komisioni, emërohet nga Presidenti i Republikës, nga radhët e juristëve me përvojë. Katër anëtarët e tjerë emërohen nga Kuvendi i Shqipërisë, përkatësisht dy sipas propozimit të partive opozitare dhe dy sipas propozimit të partive të pozitës.
Në përfundim të verifikimit, komisioni publikon në Fletoren Zyrtare të gjithë emrat e funksionarëve, gjetur si bashkëpunëtorë, pasi ka raportuar më parë në byronë parlamentare.
Ndalohet publikimi i emrit të personit që gjendet ish-bashkëpunëtor, nëse ai/ajo paraqitet vetë para komisionit dhe deklaron se do të japë dorëheqjen nga funksioni që mban, përpara se të bëhet publikimi i emrave.
Çfarë parashikon drafti i PDK-së
Ish-spiunët do të kenë mundësinë të kandidojnë për deputetë dhe në njësitë e qeverisjes vendore.
Ish-spiunët dhe bashkëpunëtorët ndalohen të zgjidhen në postet drejtuese të shtetit shqiptar
Kontrollit do t’i nënshtrohen Presidenti, deputetët e Kuvendit, kryeministri, nëpunës të nivelit të lartë dhe të mesëm.
Kontrollit do t’i nënshtrohen dhe gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve, zyrtarët që zgjidhen e emërohen nga presidenti, kryeministri, ministri dhe Kuvendi.
Për verifikimin e kontrollin e figurës së personit zyrtar ngrihet një komision i posaçëm pranë SHISH-it.
Ky komision do të përbëhet nga inspektori i përgjithshëm i Deklarimit të Pasurive.
Në përbërje do të jenë dhe katër anëtarë të emëruar nga presidenti, me propozim të pozitës dhe opozitës me një mandat 5-vjeçar.
Republikanët i përgjigjen Topit: “Tri kushte për anëtarët e Gjykatës së Lartë”
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Republikane, Arian Madhi, i është përgjigjur dje kërkesës së Presidentit të Republikës për të dhënë sugjerime për kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Nëpërmjet një letre Madhi ka sugjeruar që kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë duhet të kenë provuar, nëpërmjet kurrikulumit të tyre profesional, përkushtim të lartë ndaj detyrës, profesionalizëm dhe sens të lartë e të njohur publikisht drejtësie. Ky kusht, sipas Madhit, duhet të verifikohet nga ana e Presidentit të Republikës dhe verifikimi të bëhet publik duke cituar dhe burimet e informacionit. “Kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë duhet të gëzojnë besim dhe mbështetje të gjerë politike lidhur me aftësinë e tyre për përmbushjen e misionit të drejtësisë, për një drejtësi të drejtë, të paanshme dhe të pakorruptuar. Ky besim dhe mbështetje e gjerë politike duhet të verifikohet nga Presidenti i Republikës me faktorin politik parlamentar për çdo kandidaturë të përzgjedhur prej tij dhe të bëhet publik”, shkruan në letrën e tij deputeti i PR-së. Më tej Madhi sugjeron që kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë duhet të dëshmojnë pastërti të lartë ligjore dhe morale, gjë që duhet të provohet minimalisht nëpërmjet verifikimit paraprak të deklarimit të tyre të pasurisë dhe të shlyerjes së detyrimeve ndaj shtetit për pesë vitet e fundit. Në përfundim Madhi shpreh bindjen se respektimi i këtyre kushteve do të sjellë përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë për postet vakante në Gjykatën e Lartë.
1 Korrik 2008