E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, gjysma e Mirditës pa energji elektrike

Mirditë- Stuhia e shiut në formë cikloni e shoqëruar me erëra të forta, e cila nuk ka pushuar përgjatë gjithë natës, në zona veriore dhe verilindore të vendit ka vazhduar me rreshje të dendura dëbore që kanë arritur trashësi të kosniderueshme snë shumë rajone. Kjo ka bërë që të ketë probleme në disa akse rrugore nacionale dhe rurale, ku trashësia e dëborës së rënë e ka kaluar 50 cm. Probleme janë shkaktuar në qarkullin rrugor si dhe furnizimin me energji elektrike.

Më se gjysma e fshatrave dhe qendrave të banura të Mirditës është mbuluar nga dëbora, ku dendësia më e madhe e rënies së saj është shënuar në zonën e Fanit, Sielitës, Kacinarit dhe Oroshit. Në shumë fshatra të këtyre zonave është ndërprerë plotësisht energjia elektrike dhe ëshët vështirësuar komunikimi rrugor. Burimet nga filiali elejtrik bëjnë të ditur se erërat e forta dhe rershjet e dendura kanë dëmtuar shtylla të shumta të tensionit të mesëm, duke lënë pa dritë thuajse gjysmën e Mirditës, ndërsa janë ngritur grupe riparimesh të emergjencës që po punojnë në terren.

Probleme janë shfaqur në shkolla, kopshte e cerdhe ku për arsye tenderimesh të vonuara, ende nuk janë siguruar drutë e zjarrit për ngrohje. Sai përket akseve rrugore, në ndihmë të komuniteteve kja ardhur kpompania Bechtel-Enga për zhbllokimin e akseve rrugore të bllokuara nga dëbora si në zonën e Fanit, Majë Malthit a gjetkë. Disa makina borëpastruese po punojnë për të mbajtur të hapur aksin rrugor në Qafë benë e Qafën e Malit nga ku tranzitojnë dhe automjete të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›