E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merren masa për të minimizuar dëmin në të mbjella nga të nxehtit e parakohshëm në Has

Të 24 rezervuaret e ujit në rrethin e Hasit janë vënë në   gadishmëri për ujitje, në kushtet kur të nxehtët e parakohshëm rrezikojnë të mbjellat, veçanërisht të misrit, me të cilin në shkallë rrethi, janë mbjellë 760 ha. I nxehti i madh që ka përfshirë verilindjen me temperatura, të cilat arrijnë mbi 30 gradë, kanë shkaktuar shqetësim te fermerët e rrethit të Hasit për mbrojtjen e bimëve të mbjella. "Ende nuk janë shfaqur probleme, por shqetësimi është i pranishëm", tha drejtori i zyrës së bujqësisë të rrethit, Rifat Mulaj. Sipas tij, ky i nxehtë i parakohshëm ka rritur shqetësimin për rrezikun e dëmtimit të të mbjellave nga shfaqja e karkalecit, apo e sëmundjeve të tjera që prekin bujqësinë e pemëtarinë. "Ky i nxehtë ka shtuar rrezikun e shfaqjes së karkalecit, i cili 4 vjet më parë ka dëmtuar deri në rreth 2000 ha të mbjella me kultura bujqësore", thotë Mulaj. Për kontrollin e situatës zyra e Bujqësisë së rrethit po ndërmerr masa për parandalimin e dëmtimeve në të mbjella. Janë ngritur grupe pune me specialistë për kontrollin e sipërfaqeve të e mbjella, janë siguruar sasi të mjaftueshme me pesticide, ndërsa është kërkuar ndihma e fermerëve për sinjalizimin e shpejtë, në rast shfaqjeje të sëmundjeve në të mbjellat e pemëtari. Në bashkëpunim me pushtetin vendor, janë ngritur grupe kontrolli për mirëmenaxhimin e rezervuareve me synim, minimizimin e rasteve të shpërdorimit të ujit. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›