Merren në mbrojtje një burrë dhe tri gra
Katër persona janë marrë
në mbrojtje nga policia e
kryeqytetit për shkak të
dhunës në familje. Bëhet fjalë
për një burrë dhe tri gra, të cilat
kanë rënë pre e dhunës fizike
dhe psikologjike nga partnerët e
tyre. Rasti i parë ka të bëjë më një
51-vjeçar, i cili ka kërkuar
mbrojtjen e policisë, ku sipas të
dhënave ka rënë pre e gruas së
tij. Burimet e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se nga shërbimet e
Komisariatit Nr. 1 u plotësua
kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit
të mbrojtjes së menjëhershme
për shtetasin Arjan B., 51
vjeç, banues në Tiranë. Ai u mor
në mbrojtje, pasi sipas të
dhënave të mbledhura, bashkëshortja
Mirela B., 42 vjeçe, ka
ushtruar dhunë fizike e
psikologjike ndaj tij. Hetimet
kanë nxjerrë në pah se dhuna
është ushtruar disa herë gjatë
debateve në familje. Ndërsa rasti
i dytë është shënuar në zonën
e Kinostudios. Sipas uniformave
blu, nga Komisariati Nr. 4 u plotësua
kërkesë-padia për lëshimin
e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme
për Alba M., 37 vjeçe,
banuese në Tiranë, sepse bashkëshorti
i saj, Spartak M., 42 vjeç,
ka ushtruar sistematikisht
dhunë fizike e psikologjike ndaj
saj. Ndërsa rasti i tretë, i cili është
shënuar në Kavajë, ka të bëjë
me një burrë, i cili ka keqtrajtuar
ish-bashkëshorten dhe një shoqe
të saj. Burimet zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Tiranës
shpjeguan se nga shërbimet e
Komisariatit të qytetit të Kavajës
u plotësua kërkesë-padia për
lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së
menjëhershme për Kadrie T. e
Thëllënxa S., përkatësisht 47 e 20
vjeçe, banuese në fshatin Vorrozen.
Ato u morën në mbrojtje
sepse ish-bashkëshorti i Kadries,
Brahim H., 65 vjeç, ka ushtruar
dhunë fizike e psikologjike ndaj
tyre. Sipas statistikave, rastet e
dhunës në familje kanë ardhur
në rritje.
në mbrojtje nga policia e
kryeqytetit për shkak të
dhunës në familje. Bëhet fjalë
për një burrë dhe tri gra, të cilat
kanë rënë pre e dhunës fizike
dhe psikologjike nga partnerët e
tyre. Rasti i parë ka të bëjë më një
51-vjeçar, i cili ka kërkuar
mbrojtjen e policisë, ku sipas të
dhënave ka rënë pre e gruas së
tij. Burimet e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se nga shërbimet e
Komisariatit Nr. 1 u plotësua
kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit
të mbrojtjes së menjëhershme
për shtetasin Arjan B., 51
vjeç, banues në Tiranë. Ai u mor
në mbrojtje, pasi sipas të
dhënave të mbledhura, bashkëshortja
Mirela B., 42 vjeçe, ka
ushtruar dhunë fizike e
psikologjike ndaj tij. Hetimet
kanë nxjerrë në pah se dhuna
është ushtruar disa herë gjatë
debateve në familje. Ndërsa rasti
i dytë është shënuar në zonën
e Kinostudios. Sipas uniformave
blu, nga Komisariati Nr. 4 u plotësua
kërkesë-padia për lëshimin
e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme
për Alba M., 37 vjeçe,
banuese në Tiranë, sepse bashkëshorti
i saj, Spartak M., 42 vjeç,
ka ushtruar sistematikisht
dhunë fizike e psikologjike ndaj
saj. Ndërsa rasti i tretë, i cili është
shënuar në Kavajë, ka të bëjë
me një burrë, i cili ka keqtrajtuar
ish-bashkëshorten dhe një shoqe
të saj. Burimet zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Tiranës
shpjeguan se nga shërbimet e
Komisariatit të qytetit të Kavajës
u plotësua kërkesë-padia për
lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së
menjëhershme për Kadrie T. e
Thëllënxa S., përkatësisht 47 e 20
vjeçe, banuese në fshatin Vorrozen.
Ato u morën në mbrojtje
sepse ish-bashkëshorti i Kadries,
Brahim H., 65 vjeç, ka ushtruar
dhunë fizike e psikologjike ndaj
tyre. Sipas statistikave, rastet e
dhunës në familje kanë ardhur
në rritje.