Në gjyq, plagosi mjekun Agron Ylli
Prokuroria ka ngritur akuzën e
"vrasjes së mbetur në tentativë"
ndaj Bujar Valisit, i cili akuzohet se
ka sulmuar mjekun diabetolog, Agron Ylli.
Dosja ndaj Valisit ka përfunduar në dyert e
gjykatës dhe është regjistruar dy ditë më
parë. Gjyqtari për këtë proces është Fehmi
Petku. Sipas prokurorisë, ngjarja e rëndë
ka ndodhur disa muaj më parë në afërsi të
"Shallvareve", ku pas një grindjeje të çastit
shtetasi 35-vjeçar Bujar Valisi nga Kashari
ka goditur me thikë mjekun e sipërpërmendur.
Mësohet se qëllimi i hyrjes së autorit
në klinikën e mjekut, që ndodhet te
"Shallvaret", ka qenë marrja e një raporti
KEMP-i për gruan e tij të sëmurë nga tiroidet.
Duket se kësaj kërkese nuk i është
përgjigjur pozitivisht mjeku Ylli, çka ka
sjellë edhe nervozizmin e Bujar Valisit. Personat
që ndodheshin në vendin e ngjarjes
thanë për prokurorinë se midis autorit dhe
viktimës ka pasur debate, por ata nuk kanë
mundur të ndërhyjnë për shkak se 35-
vjeçari në njërën dorë mbante thikë. Midis
fjalëve ofenduese të shkëmbyera, shtetasi
Valisi ka qëlluar tri herë mjekun Ylli, i cili
nga plagët e marra është rrëzuar menjëherë
në tokë. Britmat e mjekut kanë traumatizuar
akoma më shumë klientët e tjerë, që ndodheshin
në korridorin e klinikës. Pas kësaj,
nga zyra e mjekut Agron Ylli ka dalë me thikë
në dorë autori i krimit, i cili ka dashur të largohej
nga vendi i ngjarjes. Por me sinjalizimin
e shpejtë të policisë nga qytetarët dhe
me gatishmërinë e patrullës së përgjithshme
është mundësuar arrestimi në flagrancë
i autorit të krimit. Pas hetimeve, 35-
vjeçari është dërguar në gjykatë me akuzën
e vrasjes së mbetur në tentativë.