Kola favoriti per pankinen e Elbasanit
Që prej të premtes Elbasani është pa trajner. Drejtuesit e klubit vendosën që të shkarkojnë trajnerin Krenar Alimehmeti për shkak të rezultateve të dobëta në këtë sezon, falë të cilave skuadra verdheblu renditet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit. Që nga ajo ditë klubi është në kërkim të emrit të trajnerit që do të zërë vendin e tij. Në qarkullim janë hedhur emra të shumtë kandidatësh, si Esad Karishik (ish-trajneri serb i Apolonisë), Agustin Kola (ish-trajneri i Tiranës) dhe Hasan Lika (ish-trajneri i Partizanit). Por, më favoriti mes tyre mësohet të jetë Kola, i cili gëzon pëlqimin e presidentit Arben Laze dhe ortakut të tij, Gentian Çërraga, si edhe është më i arritshëm në aspektin financiar. I pëlqyer është edhe Karishik, por kostoja e trajnerit serb, që më parë ka drejtuar Apoloninë, është e lartë për arkat e klubit. Tashmë shpresohet se dita e hënë do të jetë edhe ajo zytarizimit të emrit të teknikut të ri të Elbasanit.