Mertesacker kërkon përforcime
_681798_thumb_large.jpg)
Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 15:52
Mbrojtësi i Werder Bremenit Per Mertesacker ka pranuar se ekipi ka nevojë për përforcime për sezonin e ri në Bundesligë.
Reprezentuesi gjerman mendon se lëndimet në mbrojtje kanë bërë që Werderi të ketë nevojë urgjente për blerje të reja.
“Jemi në pozitë të vështirë, kemi shumë lëndime” tha Mertesacker i cili edhe vet ishte i dëmtuar nga maji. “Do të isha i lumtur nëse klubi sjell disa përforcime të dobishme”, shtoi ai për Bild. Werder përfundoi në pozitën e 13-të në Bundesligë sezonin e kaluar.