Mes letërsisë dhe pikturës
Hermann ishte një fëmijë jashtëzakonisht i ndjeshëm, por edhe kokëfortë. E ëma kuptoi se i biri nuk do të kishte një të ardhme të zakonshme, ashtu si shumë fëmijë të tjerë. Me një stil ndryshe të të menduarit dhe të ndjerit, ajo informoi bashkëshortin, babanë e Hermann-it, për frikën që i përçonte fëmija: "Lutu së bashku me mua për të voglin Hermann... Fëmija është kaq energjik, është kaq i vendosur, ka një vullnet kaq të jashtëzakonshëm dhe një inteligjencë që është mbresëlënëse për katër vitet e jetës së tij. Çfarë do të ndodhë me të? Zoti duhet t‘i shtojë atij edhe krenarinë e atëherë, fëmija ynë do të jetë një fisnik i vërtetë. Por dridhem nga mendimi se çfarë mund të ndodhë me të, nëse bëjmë një hap fals, apo i japim një edukim të dobët Hermann-it të vogël". Dhe në të vërtetë, ai u kthye në një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të shkuar. E të shtyrë nga kjo frikë, familja Hesse zgjodhi t‘i jepte një edukim të rreptë të birit, një edukim që jo rrallë herë zgjoi reagime negative te djaloshi i ndjeshëm. Nëpërmjet skicave autobiografike, ai rrëfen të gjitha ndjesitë që e përshkonin. Për shkak të kontrasteve mes traditës familjare, personalitetit, ndërgjegjes individuale dhe realitetit të jashtëm, ai nis të vuajë dhe shpesh të dergjet në gjendje depresive. Tenton edhe vetëvrasjen, por nuk ia del mbanë. Për ironi të fatit revolveri ngec në çastin që Hermann tenton ta shkrepë. Pas kësaj e shtrojnë në një klinikë për të sëmurë nga nervat, një vend i ngjashëm me çmendinë.
Hermann Hesse lindi më 2 korrik të vitit 1877 në Gjermani. Babai, Johannes, edhe pse qytetar gjerman kishte lindur në Estoni, ndërsa e ëma, Maria Gundert, kishte lindur në Indi nga një baba gjerman e nënë zvicerano-franceze. Nga kjo përzierje unike kulturash, shpjegohet edhe tërheqja që Hesse do të zhvillojë për botën lindore, e cila do të gjejë gjerësisht vend në krijimtarinë e tij, sidomos në romanin e famshëm "Siddharta", që do të kthehet në një libër "kult" për gjenerata të tëra. Një tjetër figurë që la shenjë tek Hermann është ajo e gjyshit nga e ëma Hermann Guntert, edhe ai misionar në Indi, poliglot erudit, njohës i disa dialekteve indiane. Hermann Hesse pati fatin e madh të studionte në bibliotekën e pasur të të gjyshit, e cila ishte thelbësore për formimin e tij përtej bankave të shkollës, sidomos gjatë periudhës së krizës rinore, që janë të mirëdokumentuara në shkrime të kohës, apo edhe nëpërmjet personazheve të romaneve të tij. Ky gërshetim motivesh ekzistenciale i fal dritë krijimtarisë së tij. Pavarësisht konflikteve të brendshme, në kontrast me vendimet familjare, shkrimtari ia doli mbanë të përmbushte vullnetin e tij, e kjo mund të shpjegohet vetëm me kokëfortësinë dhe vetëdijen e misionit të tij. Pas sukseseve të para në letërsi, Hesse gjithnjë nis të lexohet dhe të admirohet, fillimisht në vendet gjermanofolëse e më pas edhe në vendet e tjera evropiane e në Japoni dhe pas vlerësimit me çmimin "Nobel" për letërsinë në vitin 1946 ai njihet dhe lexohet në të gjithë botën.
Vepra e Hesse-s shpreh, nëpërmjet një proze të kompozuar në mënyrë klasike, por të pasur me lirizëm, një dialektikë të gjerë mes shpirtërores dhe sensualitetit, arsyes dhe ndjenjës. Interesi i tij për përbërësit irracionalë të mendimit dhe për disa forma të misticizmit oriental, paraprin në disa aspekte të ndryshme qëndrimet e fundit të avangardës amerikane dhe evropiane, shpjegon edhe dashamirësinë me të cilën vepra e tij vazhdon të pritet edhe nga gjeneratat pasardhëse.
Por Hermann Hesse nuk ishte vetëm një shkrimtar i madh, ai edhe pikturonte. Dhe, duke parë tablotë e tij, nis të kuptosh se sa i zoti ishte edhe në këtë gjini, duke merituar vëmendje të plotë si një prej piktorëve të rëndësishëm të ekspresionizmit gjerman. Ai nis të pikturojë përgjatë Luftës së Parë Botërore. Piktura për të ishte si një mjet për të dalë jashtë një krize të thellë personale në të cilën ishte zhytur. Fillimisht ai nis të ilustrojë disa poezi të vetat, të cilat i shet për të fituar para, për t‘u ardhur në ndihmë të burgosurve të luftës. Por pasi lufta përfundon, në një letër të vitit 1920 shkruan: "Tani që si shkrimtar kam mbetur thuajse pa asnjë të hollë, po nis të jetoj si piktor". Piktura për Hesse-n është një mjet për të pushuar, për t‘u qetësuar, një mënyrë për t‘u shkëputur prej letërsisë. Në vitin 1925 shkruan: "Nuk është se e mbaj veten për piktor, por të pikturosh është shumë bukur. Pas kësaj. Gishtat nuk janë të zinj, si në rastin e të shkruarit, por të kuqe dhe blu". Ai mëson të pikturojë si autodidakt, duke iu afruar gjithnjë e më shumë vizionit kromatik të ekspresionizmit. Louis Moillie-t, mik i Hesse-s dhe i piktorit August Macke dhe të tjerë miq e ndihmojnë të perfeksionojë artin e tij. Hermann pas kësaj, pikturon me qindra akuarele dhe ilustron me mijëra letra me vizatime të vogla. Nëse nuk do të kishte qenë i famshëm si shkrimtar, pikturat e tij tregojnë se edhe si piktor ai është absolutisht i denjë për t‘u kujtuar. "Mes pikturës dhe poezisë sime nuk ka mospërputhje. Kërkoj gjithmonë të vërtetën poetike, jo atë natyraliste". Piktura ishte një mënyrë e fuqishme për rikuperimin e harmonisë së brendshme të tij, një udhë e shëndetshme për t‘u arratisur nga realiteti, kur ky i fundit për shkrimtarin ishte tepër i vështirë për t‘u pranuar dhe për t‘u duruar, një mënyrë për t‘u arratisur nga depresioni pa humbur kontaktet me jetën reale, ndryshe nga sa bënë të tjerë artistë që gjetën shpëtim në çmendurinë e tyre. Hermann është i ndërgjegjshëm për këto, aq sa duke përshkruar një moment të vështirë në të cilin ndodhej, thotë: "Atëherë u bëra i vogël i vogël dhe hyra në një tablo timen, hipa mbi një tren dhe bashkë me të hyra në një tunel të zi... pastaj tymi u zhduk dhe me të, e gjithë piktura së bashku me mua". Hermann Hesse ndërroi jetë më 9 gusht të vitit 1962, si pasojë e një hemorragjie cerebrale.