Kritika e munguar...
Letërsi/ Mbi debatin midis Kadaresë, Camajt dhe Pipës
Në ballafaqimin midis Kadaresë, Camajt dhe Pipës ka 17 vjet që i mëshohet këtij faktori. Arratisja e këtyre dy të fundit dhe veprimtaria antikomuniste në Perëndim vazhdon të cilësohet si medaljoni më i çmuar në gjerdanin e krijimtarisë së tyre. Nëse flasim për veprimtarë politike, po është e vërtetë që vepra e tyre është më e madhe krahasuar me atë të Kadaresë për vitet ‘60-‘90, por të tria personalitetet e mësipërme njihen në rrallë të parë si shkrimtarë dhe si të tillë ma do mendja çdo njeri përpiqet t’i gjykojë në fillim. Në këtë ballafaqim vepra letrare e Kadaresë është unikale në historinë e letërsisë shqipe, të paktën për 3 faktorë që shoqëria shqiptare i detyrohet asaj
Intelektualët shqiptarë kanë pasur gjithmonë fatin e keq a të mirë (kjo mbetet për t’u gjykuar) që në raportet e tyre me artin shpeshherë të gjykohen nga raportet që ata kanë pasur me politikën. Me politikë këtu kuptohet jo vetëm pjesëmarrja e drejtë për së drejtë ne formacione politike por dhe angazhimi i tyre në ndërgjegjen kombëtare, raportet e tyre me elitat e vendeve fqinje dhe kontributi që kanë dhëne në formësimin e nacionalizmit të shprehur aq mirë në formulën e kombit-shtet që kemi në Shqipëri.
Këtij gjykimi nuk i ka shpëtuar as Migjeni, i cili njihet si shkrimtari më i paangazhuar shqiptar në historinë e letërsisë shqipe. Kritikët e tij nuk harrojnë të theksojnë faktin se ai ishte me origjine malazeze (ka një pjesë tjetër kritikësh që e kundërshtojnë këtë), a thua se ky tipar përcakton krijimtarinë e tij. Shembulli i Migjenit është rasti tipik, kur kritika letrare nuk e thotë fjalën e vet dhe një sërë të tjerë studiuesish të shkencave të tjera shoqërore përpiqen t'i përshtatin faktet historike dhe krijimtarinë e një autori sipas dëshirave te tyre.
Në ballafaqimin midis Kadaresë, Camajt dhe Pipës ka 17 vjet që i mëshohet këtij faktori. Arratisja e këtyre dy të fundit dhe veprimtaria antikomuniste në Perëndim vazhdon të cilësohet si medaljoni më i çmuar në gjerdanin e krijimtarisë së tyre. Nëse flasim për veprimtarë politike, po është e vërtetë që vepra e tyre është më e madhe krahasuar me atë të Kadaresë për vitet ‘60-‘90, por të tre personalitetet e mësipërme njihen në rrallë të parë si shkrimtarë dhe si të tillë ma do mendja çdo njeri përpiqet t’i gjykojë në fillim. Në këtë ballafaqim vepra letrare e Kadaresë është unikale në historinë e letërsisë shqipe, të paktën për 3 faktorë që shoqëria shqiptare i detyrohet asaj.
Së pari, vepra e Kadaresë është emancipuese. Të gjithë mbajmë mend tipat dhe karakteret moderne të krijuar në veprat e tij, problemet dhe tematikat që sillnin një fllad tjetër në marrëdhëniet midis gjinive, marrëdhëniet prindër-fëmije dhe deri te perifrazimi i famshëm i socializmit si "një luftë e të paaftëve me të aftët".
Së dyti, Kadare ka krijuar eposin e tij të veçantë mbështetur në legjendat dhe histori, duke na dhënë një pamje tjetër të një Shqipërie që nuk e njihnim. Dy breza shqiptarësh kanë mësuar për Eposin e tyre të Veriut, për familjen e Qyprillinjve, për intrigat e pushtetit nëpërmjet veprës së Kadaresë.
Së fundi Kadare mbetet një shkrimtar modern që ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë në stilistikë n shqiptare. Edhe në veprën e vet me mediokre si "Dasma", ai është tejet modern duke e bërë një vepër që vazhdon të lexohet. Pyetja që mund të ngrihet është shumë e lehtë.
Nëse liria e të shprehurit përbën një komponent të rëndësishëm për të shkruar vepra gjeniale, atëherë si shpjegohet fakti se Kadare duke mos e pasur atë (të gjithë e dimë se çfarë ferri ishte Shqipëria komuniste) ka shkruar vepra kaq të arrira artistikisht dhe me një mesazh të madh dhe për njerëzimin si "Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave" apo "Koncert në Fund të Dimrit" dhe Pipa e Camaj kanë mbetur në nivele dytësore edhe pse ishin në Perëndim?
Sa kanë influencuar dhe vazhdojnë të influencojnë veprat e këtyre dy të fundit në realitetin shqiptar? Romanin "Rrathët" pasi ke lexuar "Procesin" e Kafkës të duket i vonuar për letërsinë shqipe. Libri i Pipës për vuajtjet në burg përveç se vlerës dokumentare nuk arrin të zgjojë emocionet e një vepre të arrirë artistike. Të tilla janë botuar plot në Shqipërinë pas komuniste. Atëherë përse ky adhurim i veçantë deri në idiolatri i veprave të tyre? Shkurt mungojnë kritikët e vërtetë dhe se disa prej tyre kapen pas një vepre të re letrare për të ndërtuar profilin e antikomunistit. Kadare ka meritën që e ka përshkruar qartë këtë proces të kritikëve në personazhin C.V. te "Dimri i Vetmisë se Madhe", ku kritiku sa ndjen që fillon prishja me BS-së i braktis principet e zhdavonizmit dhe përqafon ato të Revolucionit Kulturor Kinez.
Sa për përrallen e zakonshme të subvencioneve të librave tij, më vjen keq që akoma gjenden intelektuale që e besojnë. Librat e Kadaresë botoheshin së bashku me një seri të tjerë librash të autorëve shqiptarë si Musaraj, Sako, Xoxa, Agolli, Shuteriqi etj. Përse veprat e tjera të përkthyera nuk patën të njëjtin impakt si ato të Kadaresë? Shumë thjesht. Bota perëndimore dinte të vlerësonte vlerat e mirëfillta artistike, të cilat gjenden me bollëk në veprat e Kadaresë.
Sa për pjesëmarrjen e Kadaresë në nomenklaturën "e kuqe" ajo ishte shumë e sforcuar dhe e yshtur nga PPSH. Kadare është pranuar komunist jashtë rregullave të statutit mbi moshën 30-vjeçare dhe pa asnjë kërkesë formale nga ana e tij. Qenia deputet dhe nënkryetar i FDSH ishin poste honorifike, sepse nuk luanin asnjë rol në vendimmarrje. Të pretendosh nga Kadare se kur është miratuar Kushtetuta komuniste e 1976 nuk ka votuar kundër është jashtë çdo gjykimi normal dhe është e mjaftueshme të kujtohet se ç’u ndodhte atyre që “digjnin” votën (nuk votonin për deputetët e vendosur nga PPSH). Pyetja shtrohet çfarë kërkohet? Të kishim një shkrimtar disident dhe të pushkatuar apo një talent të gjallë që të rrëfente dramat social-psikike të shqiptarëve në shekullin XX. Këtë lloj heroizmi që i kërkojnë Kadaresë është njëlloj siç e propagandonte morali komunist, "mos e përfill vdekjen, por shërbej idealit". Unë besoj se ne si forum krahas nismës për shkrime rreth Kosovës që është kërkuar para disa ditësh të fillojmë të themelojmë studimet e vërteta kadareiane.
Le të bëhemi një faktor më shumë që shkrimtari ynë i madh të marrë çmimin “Nobel” për letërsinë se në këtë mënyrë dhe gjuha jonë shqipe fiton një status më të veçantë si gjuhë ku shkruan një nobelist.
*Pedagog i gjuhës angleze, Universiteti UFO Tiranë