E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes legjenda e kinemasë, Newman



Ylli i Hollivudit, Paul Newman, ka vdekur në moshën 83-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin, ka konfirmuar zëdhënësja e tij. Marni Tomljanovic tha se ylli me sy të kaltër i filmave si “Butch Cassidy” dhe “The Sundance Kid”, vdiq të premten nga kanceri. Zëdhënësja e aktorit nuk dha hollësi të tjera. Newman ishte nominuar dhjetë herë për Çmimin “Oscar”, çmim që e fitoi si aktori më i mirë në vitin 1987 për filmin “The Colour of Money”.

Në maj të vitit 2007 ai tha se po hiqte dorë nga aktrimi sepse nuk mund të aktronte më ashtu siç dëshironte. "Nuk mundem të punoj më... në nivelin që dua", - i tha ai televizionit amerikan, ABC. "Fillon të të lërë kujtesa, fillon të humbasësh besimin tek vetja, fillon të humbasësh kreativitetin. Kështu që mendoj se për mua, ky kapitull ka mbaruar". Më herët gjatë këtij viti ai u tërhoq nga vënia në skenë si regjisor i veprës së John Steinbeck, “Of Mice and Men në Connecticut”, për arsye të problemeve që po kalonte me shëndetin. Në atë kohë ai i hodhi poshtë njoftimet se vuante nga kanceri. Pavarësisht nga pamja, Newman luajti shpesh role rebelësh. Edhe pse pamja e tij e një mashkulli të bukur me sy depërtues të kaltër e bënë atë aktorin ideal për të luajtur personazhin kryeson në filmat romantikë, Newman shpesh luajti role rebelësh, të fortësh dhe humbësish. “Gjithmonë kam qenë aktor karakteresh”, - tha njëherë ai. "Vetëm pamja ime ishte si e Kësulëkuqes". Ai ka luajtur në rreth 60 filma, mes tyre “Can On A Hot Tin Roof” etj. Në karrierën e tij që zgjati mbi gjysmë shekulli, ai ka punuar me disa nga emrat më të mëdhenj të Hollivudit, si Alfred Hitchcock, Robert Altman, Martin Scorsese, Elizabeth taylor, Lauren Bacall dhe Tom Hanks. Ai ka luajtur dhe me bashkëshorten e tij, Joanne Woodward në disa filma, si “Long Hot Summer” dhe “Paris Blues”. Përveç kësaj, ai ka qenë regjisori i saj në filma si “Rachel, Rachel deh Glass Menagerie”.

Por partneri i tij më i famshëm në ekran ishte padyshim Robert Redford, në dy filma, “Butch Cassidy” dhe “The Sting”. Përveç “Oscar”-it si aktori më i mirë, ai ka marrë një “Oscar” nderi në vitin 1986, për karrierën e tij. Në vitin 1994 ai fitoi një “Oscar” të tretë për kontributin në bamirësi. Roli i fundit në film i Newman ishte ai i zërit të Doc Hudson, njërës prej makinave më të famshme të garës në filmin me kartona të “Pixar”-it, Cars.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›