Mesazhi/ Kjo është fitorja e çdo shqiptari
29/06/2009 Votimi i krerëve të PD-PS për zgjedhjet parlamentare
Në orët e para të paradites së djeshme kanë votuar njëri pas tjetrit dy krerët e partive kryesore në vend, përkatësisht kryetari i PD-së Sali Berisha dhe ai i PS-së Edi Rama. Në qendrat përkatëse të votimit secili prej tyre përpos shprehjes së vullnetit për zgjedhjet e përgjithshme lëshoi dhe mesazhet e radhës për sovranin. Ndër më kryesorët ishte apeli për të gjithë votuesit shqiptarë për të dhënë verdiktin e tyre mbi përbërjen e parlamentit të ri të vendit. I pari ndër të dy ishte Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, që votoi rreth orës 10:00 në qendrën e votimit numër 1728 të njësisë bashkiake nr. 2 të kryeqytetit. “U jap përshëndetjet më të përzemërta dhe thirrja ime është që të marrin pjesë masivisht në këto votime. I ftoj të shkojnë në qendrat e votimit familjarisht, por të votojnë individualisht. Së dyti dua të përshëndes të gjithë vëzhguesit e huaj që na kanë nderuar me ardhjen e tyre për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve. Dëshiroj të përshëndes ata dhjetëra e mijë emigrantë shqiptarë që kanë ardhur nga të katër anët e dheut të votojnë dhe të ndikojnë me vendimin e tyre”, - u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij pas votimit. Njëkohësisht kreu demokrat theksoi bindjen se “në këto zgjedhje të lira dhe të ndershme do të fitojë çdo shqiptar. Këto janë zgjedhje në të cilat shqiptarët firmosin projektin e tyre evropian”. Nga ana e tij kryetari i PS-së, Edi Rama, ndër të tjera falënderoi pjesëmarrjen e gjerë në votime të emigrantëve shqiptarë, të cilët erdhën në shtetin amë pikërisht për të votuar mbi kompozimin e parlamentit të ri. “Kjo është një ditë e bukur për familjen shqiptare, ashtu sikundër familja ime sot është e bashkuar mes nesh që jetojmë në Shqipëri, nënës sime, djalit tim dhe të tim vëllai, gruas së tij, fëmijëve të tij, që kanë ardhur për të votuar. Ashtu është bashkuar edhe një masë e jashtëzakonshme emigrantësh e emigrantesh, që janë këtu për të marrë pjesë në këtë vendim historik, një vendim të cilin populli sovran do ta marrë sot dhe unë jam shpresëplotë se do ta marrë brenda të gjithë normalitetit demokratik dhe qetësisë që meriton. Normalitet dhe qetësi që besoj se do të vazhdojë deri në fund, sepse do të jetë një garanci e dhënë nga të gjitha forcat e rendit në territorin e Shqipërisë, por njëkohësisht dhe nga të gjitha forcat që ne kemi angazhuar, forca qytetare të vendosura për të nxjerrë në fund vendimin e popullit të paprekur të pacenuar dhe të padeformuar”, - deklaroi Rama. Në thirrjen për të gjithë votuesit Rama nënvizoi se “në raste të caktuara vota është mundësia për të bërë histori dhe sot secili mund të bëjë histori duke votuar”.
Denoncimi i PS-së
Partia Socialiste do të përgatisë dosjet për të bërë padi në prokurori për manipulimet e kryera gjatë procesit të djeshëm zgjedhor, ku u votua për zgjedhjet parlamentare të 2009-s. Drejtuesit e kësaj partie kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme për të gjithë qytetarët shqiptarë, me qëllim që çdo problem të denoncohet në numrat e telefonit të vëna në dispozicion nga PS-ja për këtë qëllim. Nisur nga këto denoncimi, kandidati për deputet i PS-së Kastriot Islami bëri me dije se “janë evidentuar disa raste kur një votues shkon për të votuar dhe në vend të tij ka votuar dikush tjetër dhe një rast i tillë është Eriola Engjëllush Dervishi, e cila shkoi te shkolla ‘Sami Frashëri’ për të votuar dhe nuk u lejua, sepse atje kishte votuar një zgjedhës me të njëjtin emër”. Gjithashtu Islami sqaroi më tej. “Investiguam rastin dhe del se ka tri Eriola Dervishi: në Tiranë Eriiola Engjëllush Dervishi, me numër të letërnjoftimit 025330243; në Pogradec Eriola Veis Dervishi, me numër letërnjoftimi 02446935; dhe Eriola Qemal Dervishi në Kutalli, qendra e votimit shkolla Pobrat, e cila ende nuk ka votuar. Janë porositur komisionerët në qendrën e votimit në Kutalli të ndjekin votimin e Eriola Qemal Dervishit. Paralajmërojmë se numri i letërnjoftimit të personit që ka votuar në Tiranë është 025861515. Ky rast do të çohet për ndjekje penale.”
Partia Socialiste ka bërë publik denoncimin për zëvendësministrin e brendshëm Gent Strazimiri, në numrin e telefonit të vënë në dispozicion nga PS-ja. Sipas zëdhënëses të Partisë Socialiste, në numrin 044801050 është denoncuar zëvendësministri, i cili, sipas denoncimit, ka hyrë në një qendër votimi në Tiranë, duke ushtruar presion. “I bëjmë thirrje kryeministrit të vërë rend në Ministrinë e Rendit dhe të largojë kandidatët për deputetë te tij, që drejtojnë atë ministri nga çdo qendër votimi”, - thekson Partia Socialiste. Ndërkohë zëdhënësja Imeraj ka rikujtuar shqiptarët se “mbeten ende 2 orë për të bërë histori me votë”. “Numri 044801050 është në dispozicionin e çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë në gjetjen e qendrës së votimit apo që ndeshet me presione e kërcënime të mundshme njerëzish me pushtet. Shkoni në votime dhe mos harroni numrin 044801050 për çdo problem”, - theksoi Imeraj.
Meta i pari në votime
“Qe shumë e lehtë të gjeja numrin 24”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte drejtuesi i parë ndër krerët e tjerë që votoi për parlamentarët 2009. Meta votoi dje në orën 9:00 në qendrën 1886, duke u shprehur se “ju kam thënë se 28 qershori është një ditë e mbarë, shikoni si u çel edhe koha pas një ditë me shi, ndaj le të kontribuojmë të gjithë për mbarësinë e kësaj dite. Është koha për veprim”. Në vijim të këtij optimizmi, Meta vlerësoi se “e pata shumë të lehtë të gjeja numrin 24”. Nga ana tjetër gjatë një deklarate për shtyp nga selia e LSI-së kreu Meta e ka konsideruar procesin zgjedhor të qetë e me ritme normale. Ai tha se LSI-ja po regjistron çdo parregullsi dhe incidentet e deritanishme kanë qenë të rastësishme dhe nuk kanë ndikuar në ecurinë e procesit. “Dëshiroj të përshëndes në mënyrë të veçantë qytetarët shqiptarë, të cilët më shumë se asnjë herë tjetër i kanë vlerësuar këto zgjedhje duke votuar masivisht. Do t’i inkurajoja të vazhdojnë me këto ritme të larta edhe në orët e mbetura për të shënuar një votim historik, për një përcaktim historik të Shqipërisë drejt integrimit të sigurt në Bashkimin Europian”, - theksoi Meta gjatë fjalës së tij. Njëkohësisht dhe drejtues të tjerë të kësaj partie kanë vlerësuar faktin se për herë të parë është shënuar një hap para në zhvillimin e zgjedhjeve në vend.
“Qytetarët kanë treguar se duan zgjedhje të tjera, të qeta dhe jo konfliktuale. Është hedhur një hap pozitiv në zhvillimin e zgjedhjeve. Ka pasur parregullsi dhe incidente, por në thelb nuk e kanë dëmtuar procesin”, - cilësoi sekretari i përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili.
Topalli voton në Shkodër
“Të votohet për Shqipërinë europiane”
“Këto do të jenë zgjedhjet e standardeve më të larta që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Ushtroni të drejtën për të votuar për një Shqipëri europiane, Shqipërinë e fëmijëve tuaj.” Ky ishte mesazhi i dhënë dje nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pasi votoi në qendrën e votimin nr. 306 në Shkodër. Njëkohësisht po në të njëjtën frymë, Topalli cilësoi se “është një ditë jashtëzakonisht e bukur, në të cilën qytetarët shqiptarë të mund të votojnë të lirë për Shqipërinë europiane. Unë shfrytëzoj rastin t’u bëjë thirrje qytetarëve, të cilët janë drejtuar në qendrat e votimit, të ushtrojnë të drejtën e tyre të jashtëzakonshme për të vendosur për atë që do jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre, për atë që do jetë e ardhmja europiane e Shqipërisë”.
Ish-kreu socialist Nano në votime
“Zgjedhjet me rëndësi për vendin”
Ish-kreu socialist Fatos Nano i është bashkuar procesit të votimit gjatë ditës së djeshme së bashku me bashkëshorten e tij, zonjën Xhoana Nano. Pas përfundimit të votimit ish-lideri socialist i cilësoi këto zgjedhje si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Ndërkohë kujtojmë se së fundi ish-kreu socialist iu bashkua thirrjes për bashkëpunim në funksion të fitores të së majtës, ftesë kjo e ardhur nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Madje, gjatë zhvillimit të këtij takimi Nano nuk kurseu kritikat në distancë për kreun aktual të PS-së Edi Rama, për shkak të mungesës së këtij të fundit në këtë tryezë. Pas radhitjes së arsyeve që sollën pjesëmarrjen e tij në tryezën e organizuar nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta, për bashkëpunim mes forcave të majta, ish-kreu socialist dënoi ashpër refuzimin që i bëri një ftese të tillë kryetari Rama. “Unë besoj se, nëse je politikan i përgjegjshëm, nuk mund t’u përgjigjesh iniciativave të tilla në mënyrë foshnjarake, nuk mund të neglizhohet një përpjekje që është në ADN-në e së majtës, në një kohë kur edhe moda politike e kohës të çon në referenca ndaj zhurmës Obama, por megjithatë Obama dhe Hilari Klinton punojnë së bashku, ndërsa mungesat në këtë tryezë me sa duket lidhen me një histori të qartë dhe të strukturuar që mban të përçarë të majtën”, - u shpreh Nano gjatë fjalës së tij, duke zgjedhur për t’iu kundërvënë Ramës pikërisht përmes modelit “Obama”, frymë së cilës i është referuar vetë kreu socialist.
Mediu voton
“Zgjedhjet për të ardhmen e vendit”
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka votuar paraditen e djeshme në kryeqytet për të zgjedhur përbërjen e Parlamentit të katër vjetve të ardhshëm. Menjëherë pas hedhjes së fletës së votimit, kryerepublikani ka deklaruar se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Ai ka uruar për një proces zgjedhor shumë të qetë, i cili të reflektojë qytetari dhe dinjitet. Kreu i Partisë Republikane theksoi se këto zgjedhje duhet të jenë thellësisht të lira, demokratike, transparente dhe tërësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare. Lideri i republikanëve shqiptarë në këtë komunikim u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime, pasi kështu do të vendoset e ardhmja e tyre. Ai ka nënvizuar se përmes këtyre zgjedhjeve shqiptarët do të vendosin për një të ardhme të sigurt europiane për vete dhe familjen e tyre.