E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Shqipëri në vëmendjen e medieve të huaja

29/06/2009  Mbi 500 artikuj janë publikuar në sitet në internet të medieve më të lexuara në botë. Me tituj që kanë prekur aspekte të ndryshme, duke nisur nga rëndësia që kanë zgjedhjet për integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave, duke vijuar me rëndësinë e realizimit të zgjedhjeve të para e të lira, si dhe te roli i monitoruesve, votimet në Shqipëri kanë prekur vëmendjen në mediet e gjithë botës. Kështu, vetëm prej sitit të “Nju Jork Timesit” ishin 11 artikuj të posaçëm, “The Age” po ashtu u kushtoi rëndësi zgjedhjeve në vendin e fundit komunist, “Uashington Post” gjithashtu ka publikuar gjatë gjithë ditës lajme për Shqipërinë, por dhe agjencia “Xinhua” në kinë po ashtu ka ndjekur me vëmendje gjedhet. Po kështu edhe agjencia franceze “AFP” ka raportuar zhvillimet nga nisja e votimeve deri në mbylljen dhe numërimin e votave, ashtu sikurse ka vepruar dhe “Daily Nation” apo dhe BBC-ja, e cila deri në orën 19:00 kishte të publikuar 55 artikuj të ndryshëm. Gjithsesi, në të gjitha sitet janë publikuar shkrime për zgjedhje normale dhe me disa ankesa apo përplasje, por pa arritur në një konflikt, që do të cenonte standardet e zgjedhjeve. Ndërkohë deri në orët e para të ditës së sotme mediet e huaja kanë vijuar publikimin e lajmeve që mbërrinin prej zgjedhjeve që po zhvillohen në Shqipëri. Kjo si për aspektin e ndryshimit të sistemit zgjedhor, ashtu dhe pas përpjekjeve të herëpashershme për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›