E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi, futbollisti më i mirë i Europës



Lionel Mesi, një figurë kyçe në marshim e jashtëzakonshëm të Barcelonës në triumfin e lavdishëm në sezonin e fundit të Ligës së Kampioneve, fitoi trofeun si “Lojtari më i mirë UEFA”, çmim që jepet nga UEFA në bazë të një votimi të 16 klubeve që morrën pjesë në fazën e parë me eliminim direkt. Ndërkombëtari argjentinas koleksionoi edhe trofeun si “Sulmuesi më i mirë”. Portieri i Mançester Junaitid, Ediv van der Sar u zgjodh si “Portieri më i mirë”, ndërkohë që kapiteni i Çelsit, Xhon Terri fitoi për herë të tretë çmimin si “Mbrojtësi” më i mirë, trofe të cilin anglezi e mori nga legjenda Paolo Maldini. Ksavi Hernandez i Barcelonës u përzgjodh “Mesfushori më i mirë”.

38 gola - Mesi shënoi golin e dyte në finalen e fituar 2-0 nga Barcelona e tij kundër Mançester Junaitid, duke qenë njëherësh edhe goli i tij i nëntë në edicionin e vjetshëm të Ligës së Kampioneve. Barcelona u bë klubi i parë spanjoll që i fitoi Ligën e Kampioneve, kampionatin spanjoll, La Liga, dhe Kupën e Mbretit. 22-vjeçari Mesi shënoi në total 38 gola në të gjitha kompeticionit. Mersi pasoi Kristiano Ronaldon si futbollisti më i mirë i klubeve, duke qenë argjentinasi i dytë që e fiton këtë trofe pas Fernando Redondo në vitin 2000. “Është një gëzim i mash të fitoj një medalje të tillë”, - tha Mesi.

Çmimet 2009

Futbollisti i vitit
2009 Lionel Mesi (Barcelona)
2008 Kristiano Ronaldo (Manç.J)

Portieri më i mirë
2009 Edvin van der Sar (Manç.J)
2008 Petër Çeh (Çelsi)

Mbrojtësi më i mirë
2009 Xhon Terri (Çelsi)
2008 Xhon Terri (Çelsi)

Mesfushori më i mirë
2009 Ksavi Hernandez (Barcelona)
2008 Frenk Lampard (Çelsi)

Sulmuesi më i mirë
2009 Lionel Mesi (Barcelona)
2008 Kristiano Ronaldo (Manç.J)

28 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›