Skenderbeu 10 fitore per kreun

Fitorja në fushën e Kamzës i dha Skënderbeut kreun e Superligës. Goli i realizuar nga Gjergji Muzaka ishte vendimtar, ndërsa kryesimi i kampionëve të Shqipërisë në fuqi dhe fakti që ata janë skuadra më e mirë për momentin konfirmohen nga shifrat.
Fitorja në javën e 18-të ishte e dhjeta radhazi për Skënderbeun në kampionat. Falë 30 pikëve të fituara njëra pas tjetrës, skuadra e drejtuar nga Stanislav Levi zbriti në vendin e dytë Tiranën, që u frenua në barazim 0-0 me Vllazninë.
Ecuria e Skënderbeut në këto javë ka qenë mbresëlënëse. Pas barazimit 0-0 me Tiranën, më 6 nëntor 2011 në kryeqytet, korçarët kanë regjistruar 10 fitore, ku mes të tjerave kanë mposhtur Flamurtarin në shtëpi dhe dolën triumfues kundër Vllaznisë në Shkodër. Përmbysja e Tiranës u realizua edhe sepse në 10 ndeshjet e fundit bardheblutë kanë regjistruar 7 fitore, dy barazime dhe një humbje.
Fitorja më e thellë gjatë këtij marshimi drejt kreut të Skënderbeut ka qenë ajo 1-5 në fushën e Apolonisë në gjysmën e dytë të dhjetorit 2011, ndërsa me 34 gola të shënuar dhe vetëm 11 të pësuar gjatë 18 javëve, korçarët kanë sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit.
Humbja e parë dhe e vetme e skuadrës në këtë sezon është ajo e 2 tetorit 2011 në fushën e Laçit, duke bërë që “ujqërit e dëborës” të kenë afro gjashtë muaj pa pësuar humbje në Superligë. Ecuria ndryshon disi në Kupën e Shqipërisë, ku korçarët do të luajnë në gjysmëfinale me Kastriotin. Në dhjetë ndeshje të luajtura në aktivitetin e dytë për nga rëndësia në vend, ata kanë regjistruar 5 fitore, 3 humbje dhe 2 barazime.
Në kampionat, spikat edhe ecuria e jashtëzakonshme e trajnerit Stanislav Levi, arkitektit të përmbysjes dhe njeriut që ka bërë të gjithë Korçën të ëndërrojë se titulli I dytë radhazi është I mundur. Në 14 ndeshje të Superligës, prej debutimit në javën e 5-të të kampionatit, tekniku çek e ka drejtuar skuëdrën në 11 fitore dhe vetëm 3 barazime, duke marrë 36 nga 42 pikët e mundshme.