E Shtunë, 31 Tetor 2026

elsi ne fortesen e Benfikes

Dueli në “Da Luz” për çerekfinalet e Champions league, ndërmjet Benfikës dhe Çelsit, të paktën në letër duket mjaft I hapur dhe të dyja skuadrat luajnë shanset e tyre për t’u kualifikuar.
Vendasit nga Lizbona, mund të mbështeten te faktori fushë, edhe sepse pavarësisht emrit të kundërshtarit, kur ata luajnë në shtëpi në sfidat europiane, muzika ndryshon. Këtë e tregojnë statifikat, me 11 fitore, ndërsa humbjen e vetme e kanë pësuar me Porton.
Te Çelsi të gjithë janë të përqendruar, ndërsa shpresat më të mëdha duket se I kanë në takimin e kthimit në “Stemford Brixh”. Kjo edhe për faktin se pas startit mbresëlënës me trajnerin Roberto Di Mateo, blutë e Londrës tashmë e kanë ulur ritmin dhe një humbje e një barazim në dy sfidat e fundit të kampionatit, ia kanë ndërlikuar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League.
"Kemi pasur probleme, numrat flasin qartë. Megjithatë, kemi lojtarë të shkëlqyer. Besoj gjithmonë se Çelsi është një skuadër e jashtëzakonshme. Synojmë që të shënojmë në ndeshjen e parë me Benfikën, por pa pësuar aq shumë gola sa kundër Napolit, në mënyrë që të jemi paksa më të qetë për sfidën e kthimit. Benfika luan me intensitet të lartë, me pressing, por duke ruajtur kualitetin e madh teknik. Gjithsesi Çelsi po rritet dhe është në formë të mirë, për këtë arsye jam optimist”, tha ai.
Edhe pse prej emërimit në krye të Çelsit e ka kualifikuar skuadrën në gjysmëfinalet e FA Cup dhe në çerekfinalet e Champions League, aventura e Di Mateos në stol pritet të mbyllet në fund të sezonit, ku tashmë favorit duket Loran Blank.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›