Mesia laik
Armir Shkurti
Pa të mendojmë një çast sikur në ringjalljen e tij Krishti t’u thotë dishepujve: Unë jam i biri i Zotit, ai më risolli në këtë botë me një mision të madh, megjithëse nuk para besoj në ekzistencën e tij. Duket si paradoks? Ngjan si budallallëk? Pa të provojmë se mos është gjë më e zgjuar kjo tjetra: Vetëm pak ditë para zgjedhjeve, kryetari i Partisë Socialiste, duke premtuar se do jetë një kryeministër ndryshe shpall botërisht se nuk është politikan. Duke qenë se ky zotëri nuk është as ekonomist e as jurist, ç’mbetet të jetë nëse jo politikan? Nga kjo këtë herë na ruajti Zoti ta provojmë, por të paktën le të kthejmë kryet pak pas për të parë se ç’është në të vërtetë ky zotëri dhe ç’bën në Partinë Socialiste dhe ç’bën me Partinë Socialiste. Me të ardhur në krye të socialistëve, zoti Rama u tha socialistëve se më të korruptuar se qeveria socialiste nuk kishte njohur ky vend. Aq i ashpër qe kryetari i PS-së ndaj paraardhësve, sa në pak kohë edhe vetë Berisha, që i kish akuzuar pareshtur Nanon me shokë, nuk e zuri më me gojë këtë punë më tej. Si pasojë, ç’ishin të Nanos në PS, me kryqin e rëndë të fajit mbi supe, ulën kokën dhe mbyllën sqepin e nisën të përshtaten me udhëheqësin e ri. Asokohe, i vetmi kryetar partie që mburrej se nuk qe politikan shpalli politikën e re. Me shpresën e madhe edhe ne që nuk jemi socialistë u bëmë sy e veshë të përpijmë këtë dhuratë nga Perëndia. Mirëpo kaq. Aty nisi aty mbaroi. Se ç’qe kjo politika e re kryetari nuk ia ka shpjeguar deri më sot as partisë së tij, as zgjedhësve të tij dhe as shqiptareve e shqiptarëve, siç na quan ne të tjerët. Nëse deri në fund të epokës së “të korruptuarve” PS-ja qe shquar si partia me demokraci dhe liri mendimi më të madh ndër simotrat e politikës shqiptare, në vitet 2, 3 dhe 4 P.E.R (Pas Edi Ramës) “ne” shumë shpejt u zëvendësua me “unë” dhe Kuvendi e dialogu u këmbye me monologjet e lodhshme, me zë të ashpër të kryetarit. Po ashtu kryetari në vend të anëtarëve të partisë së tij zuri të takonte vullnetarët e partisë së tij. Për muaj të tërë na mbiu në ekran i njëjti njeri i inatosur me të njëjtin monolog të lodhshëm, ku pasi shante e mallkonte Berishën që kishte katranosur këtë vend, e mbyllte me zgjidhjen magjike: politika e re. Edhe dekori i këtyre takimeve ka qenë identik: pas shpinës së tij fëmijë që valëvitnin xhufka letre lara–lara. Përballë: sallë e mbushur me vullnetarë të Partisë Socialiste. Nuk mbaj mend ndonjë takim të kryetarit me aksh degë apo seksion të PS-së, qoftë edhe në kryeqytet. Rrallë e mbaj mend edhe të shoqëruar. Në çdo takim ai doli në podium fillikat, pa figura të partisë së tij përkrah dhe pa strukturat e partisë së tij në sallë. Një forcë politike që i shpëtoi shkatërrimit në vitin 1991, që mbijetoi në mes të viteve ‘90, që qeverisi më pas vendin për 8 vjet dhe që historikisht ka patur numrin më të madh të votuesve në vend, u kthye pothuajse në një OJF a fondacion në vitet 2007 e këtej. Sa për ta ilustruar ç’institucionalizimin e Partisë Socialiste prej vetë udhëheqësit të saj, mjafton të shohësh se ku shprehet kryetari i saj: në ajër të pastër, para portës me xham, ose në bahçen e pasme, mes shkurreve dekorative, duke më kujtuar Gedafin e Libisë që jeton me tendë në shkretëtirë, ku edhe pret mysafirët nga Perëndimi. Po a e mban mend njeri Ramën të ketë dhënë ndonjë intervistë në zyrën e tij në PS? Dhe tani pyes veten nëse e ka një të tillë ai vetë në Partinë Socialiste. Më vonë doli në shesh se kjo mpirje nuk qe as padashje dhe as e rastësishme. Edi erdhi kollovar në PS, pa qenë ndonjëherë pjesë e saj. Duke mos patur as njohjet, as tarafet dhe as përvojën e një udhëheqësi të mirëfilltë, rruga më e shkurtër qe ajo e qyqes që vezët i vendos në fole të botës ku zogj të tjerë i ngrohin bashkë me të vetët. Kështu, në kopshtin pjellor socialist kreu i ri mbolli, rriti dhe çeli shpejt e shpejt buqetën e tij të trëndafilave, një parti brenda partisë, të cilën demokratët e quajtën “partia e bashkisë”, emërim ky që në fakt nuk është edhe aq larg së vërtetës. Me PS-në që me shumë kujdes e kishte shtyrë ai vetë në letargji, ai, grupi i tij dhe një pjesë e gardës së vjetër hynë në mbledhje pak orë para se të përfundonte afati i dorëzimit të listës për kandidatë dhe dolën vetëm pak minuta para se të skadonte ky afat. Nëse herët e tjera ky proces kishte kaluar një herë nga baza, ishin diskutuar e propozuar emrat, këtë radhë “kardinalët” u mbyllën njëlloj si në zgjedhjen e Papës. Në fakt, qe Papa që doli me një listë në dorë dhe një pjesë e madhe e atyre që shpresonin - me gisht në gojë. Shumë nga ata që kanë qenë ADN e socialistëve, që prej vitit ’91 apo edhe më tej as u kandiduan dhe as u dha njeri shpjegim se përse jo. E kam fjalën për emra që tërheqin pas mijëra vota.
Me një parti të depersonalizuar, të sharë e gjymtuar nga vetë njëshi i saj, socialistët hynë në zgjedhjet, kodin e të cilit e kishin bërë edhe ata, së bashku me demokratët. Ca muaj para zgjedhjeve Rama nxori teorinë tjetër “përtej së majtës dhe së djathtës”, që ngjan shumë me sloganin e Konferencës së Pezës “pa dallim feje, krahine e ideje”. Kjo në fakt nuk i doli edhe aq shterp sa “politika e re”. Me politikën e tij, kryetari jopolitikan arriti të hedhë përtej së majtës Metën bashkë me tetëdhjetë e ca mijë vota të majta... por nuk pati fuqi siç duket ta shtyjë edhe përtej së djathtës. Kështu që edhe për katër vjet të tjera socialistëve u duhet të presin në opozitë. Majko u përpoq të prodhonte një batutë humoristike kur tha se, “PD fitoi me gol në pozicion jashtë loje”. Ndërsa mua më pëlqen ta them pa humor: “PS humbi me golden gol”. Pakkush besonte në janar të këtij viti se PD mund të merrte një mandat të dytë me atë qeverisje të atij katërvjeçari. Pakkush besonte në maj se PS mund të vinte në pushtet me atë listë deputetësh dhe atë opozitë aq rakitike, që venitej dita–ditës në vend që të ashpërsohej. Programin e famshëm prej njëmijë faqesh nuk patëm shans të na bjerë në dorë ndonjëherë, e megjithatë, autori i tij na del pas zgjedhjeve e këmbëngul se duhet të qëndrojë në krye të PS për të vazhduar misionin e tij! Nuk është kjo më e keqja. Tragjike për mua është se si qindra mijë socialistë e shohin “mbretin lakuriq” dhe i gëzohen kostumit të tij. Këtë krahasim në fakt e përdori Gramoz Ruçi në kongres për të etiketuar Berishën, por duket se ky epitet nuk i ka ardhur edhe aq rastësisht. Ndoshta në vetëdijen a pavetëdijen e tij është vërtitur sa e sa herë pikërisht udhëheqësi i tij lakuriq (në kuptimin e figurshëm e kam) që u kërkon socialistëve të sodisin qyrkun e tij, projektin e tij, misionin e tij...
Po kaq tragjike është edhe tallja me debatet ala Obama – Klinton që Edi bën poshtë e përpjetë me Maqon. Thonë se të dy bashkë shkojnë me të njëjtën makinë, ulen e pinë kafe mbrapa, bisedojnë, komentojnë... por këto i kam me të dëgjuar. Me të parë kam televizionet. Siç u bë zakon prej muajsh, takimet e Ramës bëhen si seanca masonësh. Askush nuk di as vendin dhe as kohën e takimeve. Mbledhja regjistrohet vetëm nga kamera e PS, kaseta montohet, priten edhe fjalitë që duhet të transmetohen prej kryetarit dhe prej sfidantit të tij Lakrori dhe nisen bashkë me tekstet përkatëse nëpër redaksi. Kjo që po ndodh është shumë më e shëmtuar dhe komike sesa kandidimi i Namik Dokles për president përballë Ramiz Alisë në vitin 1991. Në këto kushte socialistët nuk duket se i pret ndonjë e mirë. Edhe ata që janë kundër kryetarit të sotëm nuk kanë nga venë më. Të krijojnë parti më vete është shpenzim shumë i madh e rrezik edhe më i madh. Koha ka treguar se fraksionet që janë ndarë nga partitë mëma nuk e kanë patur të gjatë. Zgjidhja e vetme është të ulin kokën e të lidhin gjuhën duke pritur ç’mund të të bëjë perëndia për ta. Siç po duket, dita që vjen demokracisë në PS po i mbaron fryma. Nuk është se mua më bëhet vonë për këtë parti në vetvete, por kur kjo forcë kryesore kthehet nga një parti me mendim dhe fraksione, me liri shprehje dhe debati në një garnizon ku këndon vetëm një gjel, avazi do të ndjehet shumë shpejt fuqishëm në gjithë jetën politike dhe demokracinë shqiptare. Ndoshta këtë kanë menduar një pjesë e atyre që nuk u bëri dora të zgjedhin Edi Ramën kryeministër këtë herë. Më mirë një Berishë i 2009-ës me gjithë pësimet e mësuara, sesa një Berishë e ‘92-shit që ka gjithçka për të mësuar...