E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, Shaska shkarkon me e-mail 8 pedagogë

 

VLORE - Fushata e shkarkimeve të pedagogëve të Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, ende nuk ka mbaruar. Tetë pedagogë të departamentit të matematikës janë pushuar pak ditë më parë, me një urdhër që mban vulën e një e-maili të thjeshtë nga ana e Rektorit, Tanush Shaska. E-maili nuk i është dërguar vetë pedagogëve të prekur nga kjo "reformë", por drejtuesve të universitetit, pa renditur motivacionin e këtij vendimi. Më datë 16 shtator, pedagogët e kanë mësuar lajmin nga bankomati, në të cilin nuk ishte hedhur asnjë lekë. Ata janë interesuar në bankën përkatëse, nga ku kanë marrë përgjigje se kishin marrë një shkresë nga universiteti se ata ishin shkarkuar nga puna, e për pasojë nuk duhet të hidheshin në numrat e tyre të llogarisë paratë e 15-ditëshit të parë të shtatorit. Tepër të indinjuar, tetë pedagogët i kanë dërguar një peticion Kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Arsimit, duke e cilësuar si marrëzi të radhës vendimin e Shaskës. Engjëll Hasimaj, Sokol Memetaj, Vasil Mino, Pëllumb Islamaj, Llambrini Andresa, Polikseni Iliadhi, Alma Kasneci dhe Hasan Mehmeti, i bëjnë thirrje Berishës të ndalojë veprimet e këtij njeriu, sipas tyre të sëmurë, i cili nuk është në punë, por i jep urdhrat e tij nga SHBA. Pedagogët e shkarkuar janë ndër më të vjetrit në universitet, me disa tituj shkencorë.        q.b

Pedagogët

Engjëll Hasimaj
Sokol Memetaj
Vasil Mino
Pëllumb Islamaj
Llambrini Andresa
Polikseni Iliadhi
Alma Kasneci
Hasan Mehmeti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›