E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi, kapet pas një jave autori 30-vjeçar

 

TIRANE-Një javë pas plagosjes së një 30-vjeçari në Farkë të Vogël të Tiranës, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes. Sipas një njoftimi për shtyp nga Policia e Tiranës, mësohet se mbrëmjen e së premtes është arrestuar 48-vjeçari, Kristi Balla. Ai akuzohet se për motive të dobëta në gjendje të dehur ka plagosur me mjete të forta 30-vjeçarin, Mariglen Plaku. Ngjarja për të cilën akuzohet Balla ka ndodhur mbrëmjen e datës 11 shtator, në Farkë të Vogël, disa kilometra në periferi të kryeqytetit. Autori i dyshuar, Kristi Balla, ka përdorur gurë dhe copa dërrasash për të goditur 30-vjeçarin, i cili sipas policisë ishte në gjendje të dehur. Kjo ka qenë edhe arsyeja që midis autorit Balla dhe të plagosurit Plaku, ka nisur një debat në ambientet e një lokali që ka përfunduar jashtë tij.                              e.d.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›