E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç anulon vizitën në Maqedoni

Ish-presidenti kroat Shtipe Mesiç ka shtyrë vizitën e tij të paralajmëruar në Maqedoni.

Mesiç, që konsiderohet një mik i shqiptarëve ishte planifikuar të vizitojë Tetovën nga 16 deri 19 Prill, ndërsa komuna e Tetovës bëri të gjitha përgatitjet për të nderuar këtë personalitet të rëndësishëm me titullin “qytetar nderi i Tetovës”.

Sipas kabinetit të ish presidentit kroat, vizita është shtyrë për shkak të axhendës së tij të ngjeshur, ndërsa thekson se vizita do të realizohet brenda muajit të ardhshëm

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›