Udhëheqësi radikal i serbëve Sheshel para gjykatës

Udhëheqësi radikal i serbëve, Vojisllav Sheshel, do të paraqitet sot para trupit gjykues të Gjykatës të Hagës, në procedurën e tretë për shpërfillje të gjykatës.
Ai pritet të deklarohet për akuzën e plotësuar. Kjo e fundit është ngritur, pasi i akuzuari ka publikuar në ueb-faqe disa nga librat dhe dokumentet e tij që përmbajnë informacione konfidenciale për mbrojtjen e disa dëshmitarëve.
Gjykata e ka urdhëruar atë t`i heqë ato materiale, gjë që është refuzuar nga Shesheli. Rrjedhimisht, aktakuza është plotësuar në fund të marsit, duke nënvizuar se “i akuzuari me vetëdije dhe qëllimisht ka ndërhyrë në zbatimin e drejtësisë”.
Shesheli gjykohet edhe për krime lufte të kryera në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Vojvodinë, në periudhën 1991-1993.