TiranëGoditi punonjësin e policisë, arrestohet 45-vjeçari
Policia e Tiranës ndaloi një 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie. Nga efektivat e komisariatit të policisë nr. 6 u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Mark Tanushi, lindur dhe banues në Babrru, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 19:00 të së martës dyshohet se në superstradën Durrës-Tiranë, ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Policisë Rrugore. Pas denoncimit të kryer u bë edhe ndalimi i 45-vjeçarit. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës”.