E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sqarimi/Pollo: “Pamë si Taulant Balla e ka zëvendësuar laringun me anusin”

21-10-2011 / Gazeta 55

Kundrejt shpifjeve të deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla, gjatë seancës së djeshme plenare të Kuvendit të Republikës, ministri Genc Pollo reagoi duke deklaruar se po shqyrton mundësinë për ngritjen e një padie penale ndaj deputetit socialist. “Nuk jam i vetmi që e mendoj dhe që e them se disa deputetë të Partisë Socialiste, jo të gjithë ata, demonstrojnë në këtë sallë një deformim të madh njerëzor, madje një deformim anatomik, pasi siç u pa te parafolësi, anusi ka zëvendësuar laringun. Por unë, ashtu siç veproi edhe filozofi i lashtësisë Sokrati, kur ia kafshoi këmbën qeni, nuk do të doja t’i përgjigjesha në të njëjtën mënyrë” - tha Pollo. Pas kësaj ministri Pollo po shqyrton mundësinë për të ngritur një padi penale e civile për shpifje kundrejt deputetit socialist Taulant Balla. 

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›