E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësojuni drejtësinë fëmijëve



Drejtësia nuk vjen natyrshëm. Askush nuk do mund të gjente në natyrë, modele të konceptit njerëzor apo hyjnor të drejtësisë. Njerëzimi duhet të falëndëroje grekët, në veçanti Sokratin dhe Platonin dhe Konfucin, të cilët artikuluan “Drejtësinë” si një nga qëllimet e evolucionit tonë social. Asnjë shoqëri që ne njohin nuk e ka arritur në nivel të lartësuar atë virtyt. Por, fatmirësisht, të gjithë ne mund të imagjinojmë një shoqëri, ku mbizotëron drejtësia. Ky është një tjetër paradoks i natyrës njerëzore. Ne kurrë nuk e kemi parë drejtësinë, por ne mund t’a imagjinojmë ekzistencën e saj. Ne kuptojmë se ky abstraksion filozofik, që drejtësia e ka ekzistencën te mendja e individit, është e vështirë të provohet dhe, ndoshta, gjen vend vetëm në disa nivele të intuitës. Hagani, ndërsa analizonte daljen e Japonisë si superfuqi e botës, vuri re diçka të ngjashme në atë kulturë me atë që po përpiqemi të shpjegojmë: “Doktrina që doli se familja e dikujt, zotërimi e dikujt, vendi i dikujt, dhe Zotërit e dikujt, të gjitha këto kishin përcjellë te ky dikush një bekim pambarim, pasi e kishin sjellë atë në jetë, e kishin rritur dhe i kishin dhënë mundësinë për të jetuar. Atëherë ky dikush duhet të kuptojë obligimin pambarim te tjetri, pasi i detyrohet për të punuar gjithë jetën për t’ja kthyer”. Pra, Hagani gjeti në kulturën japoneze një karakter puritan, pothuajse identik me atë në perëndim. Ai karakter puritan, i cili ndër të tjera thotë se ne duhet të punojmë fort nga mirënjohja e jo nga faji, ekziston në disa nivele në të gjitha kulturat njërëzore. Krijimi i atij besimi është një piketë e rëndësishme në arritjen e drejtësisë. Fara e atij besimi është mbjellë në fëmijërinë e hershme. Një numër i vogël, grash dhe burrash të famshëm ishin të padrejtë. Pjesa më e madhe e njerëzve të famshëm, po të reflektojmë rreth shëmbujve të biografive tona më të rëndësishme, zotwronin një sistem vlerash me një etikë të lartë. Ata ishin trajnuar nga prindërit dhe mësuesit e tyre, t’a shihnin botën potencialisht të drejtë. Në të njëjtën frymë, si heroi i Progresi i Pilgrimit Bunyon, ata e shohin vehten si bashkëpunëtorë të forcës hyjnore për të përmirësuar universin. Ata dëshirojnë të reduktojnë sëmundjet dhe dhimbjet, të krijojnë pasuri, të rrisin standartin e përgjithshëm të jetesës, të ndihmojnë njerëzit të komunikojnë më mirë, të jenë më të lumtur, të dijnë më shumë, të vlerësojnë jetën. Si ua ushqejnë prindërit fëmijëve këtë virtyt të rrallë? Kur dikush bën një vizitë te një shkollë në pjesën më të madhe të botës, ai do të vinte re në fillim fëmijët e zgjuar dhe të qeshur. Por një vëzhgim më i afërt apo i zgjeruar do të prezantonte fëmijën “e keq”, fëmijëm që do të “ngacmonte” fëmijët e gjymtuar, apo me lëkurën e errët; gjuajtësin, fanatikun e vogël. Atëherë lind pyetja, “A do dhurojë natyra sekretet e saj për fëmijën, psiqika e të cilit reflekton mendjengushtësi?” Mendjengushtësia është më shumë se thjesht një fjalë. Nuk është as një metaforë. Fjala shpreh një fakt. Idetë e ndritura e kanë të vështirë të futen te mendjet e ngushta. Prindërit duhet te shmangin kushtëzimin e fëmijëve nga të qënurit mendjengushtë. Kjo do të thotë, fëmijët duhen mësuar se universi dhe natyra janë zemërgjërë, bujarë dhe të shtirë kudo. Kur prindërit paragjykojnë grupet e tjera etnike apo kombëtare ata i kushtëzojnë fëmijët e tyre që të jenë ekstremistw dhe i censurojnë ata për një jetë pa potencialin e plotë. Arrogantët shumë rrallë e kanë influencuar njerëzimin. Padyshim, arroganti, mendjevogli, e mban peng zhvillimin e njeriut. Një tjetër vend për t’a vëzhguar individin e padrejtë është në burgje. Ndër leksionet e psikologjisë së adoloshencës, një nga autorët u kërkon studentëve të tij të intervistojnë të burgosurit dhe t’u bëjnë pyetje rreth viteve të para të jetës së tyre dhe rreth praktikave të mënyrës sesi ata u rritën. Shfaqet një model tipik. I burgosuri ushtroi padrejtësi te dikush sepse, në fakt, ai ish kushtëzuar si fëmi, të priste padrejtësi nga të tjerët. Argumentet ishin përcjellë nëpërmjet dhunës. Shtëpia e tyre ish një vend i dhimbjes. Të mësuarit fëmijës drejtësi duhet të jetë një model i vetëdijëshëm dhe i qëllimshëm për sjelljen e një familjeje. Vendi më i rëndësishëm për t’ja mësuar fëmijës këtë virtyt të denjë është shtëpia.
Përktheu dhe përshtati Albana Canollari Baze, Drejtuese e Departamentit te Psikologjise, Universiteti Kristal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›