E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, ndryshe nga Ronaldo

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo javë më parë deklaroi se nëse do të kishte mundësi do të votonte veten në garë për Topin e Artë.

Por, ndryshe mendon rivali i tij kryesor për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, Lionel Messi i Barcelonës. “Edhe nëse do të kisha pasur të drejtë vote, nuk do të votoja veten. Tashmë kam treguar përzgjedhjen time, Xavi, Iniesta dhe Aguero”, deklaroi Messi për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

“Do të isha shumë i lumtur nëse do të fitonin Xavi ose Iniesta sepse unë kurrë nuk do të kisha rrëmbyer Këpucën e Artë të Evropës pa ndihmën e bashkëlojtarëve të mi”, shtoi argjentinasi i cili komentoi edhe rivalitetin me Ronaldon.

“Nuk garoj me të, vetëm mundohem të jap maksimumin për Barcelonën dhe Argjentinën. Rivaliteti ynë është shpikur nga mediat që gjithnjë krahasojnë statistikat tona”, përfundoi Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›