E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho do të mbetet në Mineiro

Ylli brazilian Ronaldinho në fillim të javës së ardhshme do të vazhdojë bisedimet rreth vazhdimit të kontratës së tij me Atletico Mineiron.

32 vjeçari spekulohej me transferim në Fluminense dhe Santos pas paraqitjeve të tij të mira me Atletico Mineiron këtë stinor. Vëllai dhe menaxheri i Ronaldinhos, Roberto Assis ka njoftuar se negociatat e deritashme kanë qenë shpresëdhënëse.

“Nuk mund të konfirmoj vazhdimin por është në ardhje. Marrëdhëniet janë shumë të mira dhe ekzistojnë të gjitha predispozitat për të vazhduar”, deklaroi Assis për Lancenet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›