Messi thyen rekordin e Peles (video)

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është bërë golashënuesi më i mirë brenda një viti kalendarik pas dy shënimeve në fitoren 4-2 ndaj Mallorcës të dielën.
Sulmuesi argjentinas ka arritur në kuotën e 76 golave në vitin 2012. 25 vjeçari deri më tani këtë vit ka realizuar 64 herë për Barcelonën dhe 12 për Argjentinën duke tejkaluar rekordin e legjendës braziliane Pele prej 75 golash.
Messi është aktualisht realizatori më i mirë në La Liga me 15 gola në 11 xhiro. Ai shënoi golin e tretë dhe të katërt në fitoren e Barcelonës ndaj Mallorcës të dielën duke ruajtur epërsinë në tabelë prej tre pikë më tepër se Atletico Madrid.