E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet aksi rrugor Fier-Tepelenë

07/03/2005  Shirat shkaktojnë probleme në qarkullim

FIER - Shirat e rrëmbyeshëm, që kanë rënë gjatë gjithë ditës së djeshme, kanë sjellë zhvillime të tjera në aksin rrugor Fier-Tepelenë, duke e dëmtuar edhe më këtë aks pothuajse të pakapërcyeshëm nga drejtuesit e mjeteve. Në shumë vende, kjo rrugë ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, duke u bërë gati e pakapërcyeshme. Shembja më masive është shënuar në vendin e quajtur Kthesa e Patosit. Ajo tashmë, edhe pse ka patur ndërhyrje nga punonjësit e ndërmarrjes mirëmbajtja, rruga nuk ka asnjë qëndresë, përkundrazi përditë e më shumë po shket duke marrë me vete mjaft sipërfaqe toke. Kjo e fundit, veç të tjerave po rrezikon edhe shtëpitë e ndërtuara në anën e këtij segmenti si në pjesën e sipërme, ashtu edhe të poshtme të tij.

Shtëpitë kanë pësuar të çara të konsiderueshme, duke rrezikuar nga çasti në çast jetën e banorëve.

Nga ana tjetër një pikë “e nxehtë” shembje, është shënuar edhe në vendin e quajtur Kthesa e Symizës, në fshatin Fratar dhe këtu pavarësisht, ndërhyrjeve nuk është bërë e mundur rifutja e këtij segmenti në normalitet. Kalimi i mjeteve bëhet vetëm në një pjesë të rrugës.

Çarje të tjera janë shënuar edhe në këtë aks rrugor, në afërsi të Patosit-fshat, qindra metra larg Kthesës së Lalarit. Situata cilësohet alarmante dhe tepër urgjente, duke pasur parasysh se ky është i vetmi aks rrugor, që lidh Shqipërinë e mesme me atë të jugut, përfshi edhe vendin fqinj, Greqinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›