Mësuesit që do futen në testim
• Në testin për të marrë shkallën e kualifikimit më 29 mars do të përfshihen punonjësit e sistemit të arsimit publik dhe jopublik, me diplomë dhe pa diplomë mësuesie.Tek kjo kategori bëjnë pjesë mësuesit pa diplomë mësuesie, por me arsim të lartë, të cilët japin lëndët profesionale, në përputhje me profilin, në shkollat e mesme profesionale ose të përgjithshme dhe kanë kontratë individuale pune. Kanë të drejtën t’i nënshtrohen provimit me gojë edhe mësuesit pa diplomë mësuesie, që kanë kryer shkollën e mesme artistike ose Akademinë e Arteve dhe japin lëndët e edukimit muzikor ose të edukimit figurativ. Tri janë shkallët për të cilat do të testohen mësuesit, sipas vjetërsisë në punë. Shkalla e tretë e karrierës përkon me kohëzgjatjen si arsimtar nga 5 deri në 9 vjet, shkalla e dytë e kualifikimit nga 10 deri në 19 vjet dhe shkalla e parë, nga 20 e më shumë vjet.