Udhëzimi i ri, ja cila do quhet vjetërsi pune për mësuesit
• Pas 17 vjetësh Ministria e Arsimit nxjerr një udhëzim të ri për vitet që do të njihen si vjetërsi pune në arsim.ZIRINA LLAMBROAi ka hyrë në fuqi që më datë 10 janar të këtij viti. “Vjetërsi pune në arsim njihet periudha e punës si mësimdhënës në arsimin e lartë, atë parauniversitar, si edukatore në arsimin parashkollor dhe instruktor në qendrat kulturore të fëmijëve”, thuhet në udhëzimin që mban firmën e ministrit Genc Pollo. Gjithashtu, vjetërsi në arsim njihet edhe periudha e punës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Institutin e Kualifikimit dhe Trajnimit, Agjencinë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, Agjencinë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore. Sakaq këtë kusht e plotësojnë edhe mësuesit që kanë diplomë mësuesie dhe kanë në përshkrimin e tyre të punës përgjegjësi për menaxhimin e burimeve njerëzore. “Udhëzimi i datës 3.10.1991 “Mbi vjetërsinë në arsim për efekt testimi për të fituar shkallët e kualifikimit në arsimin parauniversitar për punonjësit që kanë vjetërsinë e duhur në arsim dhe udhëzimet e tjera për vjetërsinë e punës që bien ndesh me këtë të fundit shfuqizohen” përfundon udhëzimi i MASH. Ndërkaq në kuadrin e reformave për rritjen e cilësisë së mësimdhënies MASH ka premtuar shtesë page deri në 20% për të gjithë ata mësues që do të kalojnë me sukses testin e kualifikimit në punë. Në sitë do të futen të gjithë mësuesit që kanë plotësuar vjetërsinë e punës, sipas 3 shkallëve të kualifikimit deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Provimi këtë vit është vendosur të realizohet më 29 mars për të gjithë arsimtarët e vendit. Në bazë të tij do të përcaktohet shkalla e kualifikimit. Kualifikimi i punonjësve që kanë vjetërsinë e duhur në arsimin parauniversitar për vitin 2008, do të bëhet nëpërmjet provimeve dhe portofolit personal të zhvillimit profesional. Vjetërsia në punëDo të njihet periudha e punës si:Mësimdhënës në arsimin e lartëParauniversitarEdukatore në arsimin parashkollorInstruktor në qendrat kulturore të fëmijëve Në Ministrinë e Arsimit dhe ShkencësInstitutin e Kualifikimit dhe TrajnimitAgjencinë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve të NxënësveAgjencinë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit ProfesionalDrejtoritë arsimore rajonale Zyrat arsimore