E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: 8 maji, zgjedhje administrative Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialist per Integrim, Ilir Meta i ka cilesuar si te demshme dhe jashte realitetit deklaratat e opozites, e cila i cileson zgjedhjet vendore si zgjedhje politike. Ne takimin e zhvilluar dje me kryetaret e LSI-se ne rrethe, Meta ka theksuar se kjo strategji e PS-se, tregon mungesen e alternatives dhe pergjegjshmerine ndaj qytetareve. "Perpjekjet qe behen per te politizuar kete proces, nuk jane te dobishme dhe konstruktive per vete qellimin qe kane zgjedhjet e 8 majit ne menyre te vecante jane teresisht te pasinqerta. Nuk ka thjesht perpjekje per t'i kthyer ne zgjedhje politike, sepse zgjedhjet politike u bene me 28 qershor te 2009 dhe do te behen me 28 qershor, shto nje ose hiq nje dite te 2013-s. Por ne fakt perpjekja per te krijuar goja idene per zgjedhje politike ka te beje me asgjesimin e thelbit te zgjedhjeve te 8 majit dhe me vete asgjesimin e misionit qe ka vete pushtetit vendor", tha dje kreu i LSI-se. Ai shtoi se ky qendrim i PS-se lidhet me perseritja e strategjive te saj dhe pabesueshmerine premtimeve te perseritura. Kreu i LSI-se ka theksuar dhe rendesine qe ka pjesemarrjen ne komisionet qe do te realizojne procesin. Ne kete pike ai ka akuzuar opoziten si nje force qe po kerkon te demtoje procesin, duke mos marre pjese ne ngritjen e komisioneve zgjedhore. "Jam i bindur qe pavaresisht nga perpjekjet destruktive qe behen nga forca te tjera politike, per te demtuar cilesine e tyre, do te njohin nje progres te metejshem dhe per kete jam i bindur qe do te kene rolin e tyre dhe organizatat nderkombetare dhe vezhguesit nderkombetare te cileve une edhe permes nje letre iu jam drejtuar per te sjelle sa me shume vezhgues per te konfirmuar transparencen e procesit zgjedhor. Ky eshte nje proces qe nuk ka nevoje per paragjykime", tha dje kreu i LSI-se. Ai shtoi se nuk eshte koha per te demtuar nje proces i cili eshte "jetik per qytetaret, eshte i domosdoshem edhe per kredibilitetin e vendit dhe per ecurine e procesit te integrimit". Kreu i LSI ka vleresuar rolin e faktorit nderkombetar ne pergatitjen e ketyre zgjedhjeve, duke theksuar se qendrimin e partise qe ai drejton ne lidhje me kete proces. "Komunitetit nderkombetar ka dhene dhe jep nje kontribut te rendesishem, qe jo gjithmone eshte marre ne konsiderate nga te gjithe forcat politike persa i takon permiresimit dhe progresit te procesit zgjedhor dhe njekohesisht ne kemi bashkepunuar dhe do te bashkepunojme ngushte me komunitetin nderkombetar dhe sidomos me OSBE/ODIHR-in per te arritur ato progrese te cilat kerkohen edhe ne rekomandimet e fundit pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009", tha Meta.

Meta: "Koalicioni me PD, fitojme me 8 maj"
Kryetari i LSI-se e cilesoi si te suksesshem koalicionin me Partine Demokratike dhe si mjaft produktive per te dy forcat fazen e perzgjedhjes se kandidaturave "Koalicioni eshte edhe nje ekuiliber, sa me i arte te jete i mundur, ku pikerisht synimi kryesor ne fund te fundit eshte perzgjedhja e kandidateve me te pershtatshem, me konsensuale jo thjesht brenda nje koalicioni por ne raport me qytetaret", tha dje Meta. Ai shtoi se "askush nuk mbetet i kenaqur nga koalicioni, asnjehere te jeni te sigurt. Z.Braho nuk ka qene i kenaqur ne 2007, te jeni i sigurt se nuk eshte as tani dhe nuk ka per te qene asnjehere". Duke paralajmeruar se procesi i perzgjedhjes do te vijoje ne bashkebisedim dhe konsensus te plote me PD e Berishes, per te gjetur kandidatura fituese ne zgjedhjet e 8 majit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›