Berisha: Ftoj Edi Ramen ne zgjedhje vendore Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, fton kundershtarin e tij, Edi Rama te hyje ne zgjedhjet lokale. Gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat, Berisha u kujdes te kujtoje se PD 'de facto' ka nisur fushaten elektorale, dhe siguron per zgjedhje te lira dhe te ndershme, teksa fton opoziten te jete pjese e tyre. "Jam i bindur se ne keto zgjedhje qytetaret shqiptare do te japin kontributin e tyre thelbesor per konsolidimin e demokracise. E ftoj zotin Rama, te lexoje mesazhet e qytetareve shqiptare, por edhe te miqve te Shqiperise ne Evrope dhe ne bote. Keto mesazhe jane: Zgjedhje lokale, nje prove e qendrimit ndaj lirise te forcave politike shqiptare dhe te qytetareve shqiptare", tha dje kryeministri. Nga ana tjeter, Berisha ironizoi edhe publikimet e bera sot ne media, se ne fshatin e tij gjenden ne lista arabe apo eskimeze, duke i cilesuar shpifje dhe garantuar per nje proces te drejte. "Sa rri dhe gjen eskimeze apo arabe ne fshatin tim, me mire te merret e te zbatoje ligjet dhe procedurat konsensuale. Se ne zgjedhjet e kaluara i gjeten nja 4 eskimeze atje, tani thote jane dhe 4 arabe qe do te votojne. Sa merret me shpifje te tilla, me mire te zbatoje ligjet dhe rregullat qe jane votuar konsensualisht ne Parlamentin shqiptar. Por ato 4 vota do t'ia zbresim", ironizoi kryeministri. Ai theksoi gjithashtu se PD ka nisur "de facto" fushaten elektorale, si dhe pergatitjet per zgjedhjet lokale, duke shtuar se e gjithe kjo fushate do te perqendrohet fund e krye tek qytetari dhe problematika e tij. Ky, sipas kryeministrit, eshte edhe mesazhi qe te gjithe deputetet demokrate, duhet te percjellin ne te gjitha strukturat e Partise Demokratike. "Kjo eshte politika me e mire qe ne mund te bejme dhe duhet te bejme. Ne kete fushate elektorale mesazhet tona, perqendrimi yne, projekti yne, ka ne epiqender qytetarin, familjen e tij, komunitetin, problematiken, fshatin, lagjen, bashkine, shkollat, rruget, kanalizimet, rrugicat, gjelberimin, pastrimin, potencialet zhvillimore. E theksoj kete, sepse ne menyre te qarte eshte e domosdoshme qe ne te kemi te pergatitur ne keto zgjedhje projektin vendimtar te Shqiperise vend i zhvilluar", theksoi ai. Berisha shtoi se nuk ka Shqiperi te zhvilluar pa zhvillim te qendrueshem, pa zhvillim rural. Duke permendur faktin se PD operon ne fushen e mundesive, kryeministri tha se sigurisht qe kjo force politike ka mangesi, dobesi, por jo te meta. "Te gjitha keto jane te verteta, por ne kemi mundesi te medha dhe ne do te shfrytezojme cdo mundesi tonen per t'i dhene pergjigje te gjithe problematikes se shumellojte te qytetareve shqiptare aty ku jane", vijoi kryeministri.