E Hënë, 2 Nëntor 2026

Partitë e opozitës koalicion për proporcionalin

16/04/2005  Partitë e vogla parlamentare të opozitës kanë nisur diskutimet për arritjen në një marrëveshje të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të kësaj vere. Në një prononcim të dhënë për mediat, nënkryetari i Partisë Republikane, Neritan Alibali, ka theksuar se marrëveshja konsiston në rritjen sa më shumë të jetë e mundur të mandateve, që do të fitojnë partitë e vogla, nga proporcionali. Sipas tij, një koalicion i tillë është konform rregullave dhe përcaktimit të Kodit Zgjedhor. Ndërsa nuk do të veprohet me formën e deklaruar prej socialistëve, që do i kërkojnë elektoratit të tyre që votat për mazhoritarin t'ia japin kandidatit socialist dhe votat për proporcionalin partive të vogla, që janë në koalicion me socialistët. Një vendim i tillë është cilësuar i njëjtë me zonën e Dushkut të katër viteve më parë, që u kundërshtua dhe nga përfaqësitë ndërkombëtare në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›