Nano: Strehim për 25 mijë familje

16/04/2005 “Është përgjegjësi kombëtare të kthejme kokën pas, ky krim shtetëror nuk mund të lajë fytyrën e vet vetëm me një “na falni”
Kryetari i PS-së, strategji sulmi ndaj opozitës me situatën e piramidave të vitit 1997
Kryetari i PS, në takimin e zhvilluar në Gjirokastër, ka përqëndruar sulmin e tij ndaj opozitës te situata kritike që kaloi Shqipëria në vitin 1997. Fatos Nano i ka kujtuar elektoratit humbjen në firmat piramidale, ndërsa ka premtuar se në 4 vitet e ardhshme PS do të angazhohet për strehimin, arsimimin, rritjen e pagave dhe rregullimin e të gjithë infrastrukturës. Nano ka bërë të ditur se çelja e fushatës elektorale, do të nisë më 18 maj 2005, ku do të nisin konsultimet me qytetarët në kryeqytet, me aktorët e zhvillimit dhe shoqërisë civile.
Premtimi
Kryeministri premtoi politika sociale dhe investime publike, mundësi strehimi me kushte lehtësuese, në mënyre të veçantë për familjet e reja. „Kemi programuar skemën e financimit për programin e madh të strehimit. Në 4-vjeçarin 2005-2009, ne do të synojmë nëpërmjet ndërtimit të banesave sociale, të lehtësive për kredi të familjeve në nevojë, të bashkëpunimit me sipërmarrjen me bankat me bashkitë dhe komunat në trojet publike në zbatimin e përshpejtuar të ligjit dhe të rregullave të legalizimit të zonave informale, zgjidhjen e problemit të strehimit për 25 mijë familje në të 4 vitet e ardhshme“, tha Nano. Ai shtoi se do të dyfishohen të ardhurat e çdo shqiptari nga 2500 dollarë që është sot, në 4800 dollarë për çdo njeri. „Mandati i ri i socialisteve do të jetë një e ardhme me energji dhe ujë të pandërprerë, me dyfishin e pagave për sektorin publik dhe me asnjë pagë pension më të ulët sesa 130 apo 150 dollarë për person“, tha Nano.
Fqinjët
Duke pasur parasysh lidhjet e ngushta mes Gjirokastrës dhe Greqisë, kreu i PS-së ka premtuar angazhim në legalizimin e emigrantëve. Këtë ai e ka përdorur si një sulm ndaj opozitës. „Në kohën e Berishës, minoritarët konsideroheshin si diversantë, agjentë dhe arrestoheshin si armiq kombëtar“, theksoi Nano. Duke përmendur zhvillimet me fqinjët, ai tha se emigrantët “do t’i mirëpresim edhe për Pashkë, edhe për zgjedhjet e korrikut. Emigrantët, minoritarët, gjirokastritët, lebërit që jetojnë e punojnë në Greqi do t’i ftoja të kuptojnë se votojnë për të ardhmen e tyre, për ta mbrojtur nga regjimi i Berishës që kërcënon sërish dhëmbët. S´janë pak, por janë 700 mijë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, që nuk mund të të bëhen sërish viktima të persekutimit për minoritetin, apo të marrëdhënieve shqiptaro-greke, nga regjimi i vjetër“.
Sulmi
„Nga ’97, kur jo vetëm nënat dhe baballarët, por edhe veteranët apo militantët, kanë ende të gjallë në kujtesë gjendjen, në të cilën u katandis Shqipëria për shkak të regjimit të Berishës, për shkak të abuzimit me pushtetin, të korrupsionit, të shtypjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe jo vetëm të minoritarëve, të sulmit shtetëror ndaj jetës së njerëzve“, tha Nano. Sipas tij, Shqipërinë e pengon të eci me ritme më të shpejta drejt Evropës kjo opozitë anormale, që ka në krye një njeri të papërgjegjshëm dhe të pashërueshëm. „Është detyrë e të gjithë neve të mbrojmë të ardhmen, duke mos harruar historinë më të freskët që lidhet me opozitën tonë të pandryshuar. Është detyrë dhe përgjegjësi kombëtare të kthejme kokën pas, sepse ky krim shtetëror i regjimit të piramidave, nuk mund të mendojë se mund të lajë fytyrën e vet me Shqipërinë dhe shqiptarët, vetëm me një “na falni”, tha ai.