E Shtunë, 31 Tetor 2026

3000 'drogirasha' në Veri

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 20:05

Sipas të dhënave të organizatës rinore “Jazas”, me seli në veri të Mitrovicës, në këtë pjesë të qytetit ekzistojnë rreth 3000 shfrytëzues të narkotikëve.

Për këtë shkak, për herë të parë në veri të Kosovës, në fillim të muajit prill do të mbahet një konferencë rreth sëmundjeve që shkaktojnë varësi. Konferenca do të organizohet nga “Jazas” dhe në të do të marrin pjesë persona, të cilët ballafaqohen me probleme të tilla.

Sanja Lazarevic, kryetare e “Jazas”, ka thënë se numri më i madh i konsumuesve të drogës në qytet përdor të ashtuquajturat droga të lehta, përkatësisht marihuanë.

“Nuk ekzistojnë droga të lehta dhe të rënda, sepse droga është drogë. Megjithatë, marihuana konsiderohet ndër drogat e lehta dhe më të lira, prandaj numri i atyre që e shfrytëzojnë në qytetin tonë është më i madh. Pastaj vjen heroina dhe në fund kokaina, sepse është e shtrenjtë dhe numri i shfrytëzuesve të saj është më i vogël”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›