Meta: Bashkëpunimi me Nanon, parimor
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mohoi dje që të ketë bërë një kërkesë për të realizuar një takim me ish-kreun e Partisë Socialiste, Fatos Nano. Sipas përgjigjes së Metës, duket se bëhet fjalë për një fryrje mediatike, pavarësisht se partia e tij është e hapur për të bashkëpunuar me këdo në sfidën ndaj atyre që dhunuan Kushtetutën dhe tentojnë të instalojnë një kastë politike dhe ekonomike që përjashton shumicën e shqiptarëve. Ndërsa në media është folur gjerë e gjatë për një takim të mundshëm mes dy “armiqve” të vjetër, kreu i LSI-së sqaron se nuk ka kurrfarë kërkese për takim, megjithëse nuk e përjashton kontributin e Nanos kundër Ramës dhe Berishës.
“Absolutisht nuk ekziston ndonjë kërkesë për takim të tillë dhe nuk ka arsye që të ekzistojnë as keqkuptime për emra të përveçëm, kushdo qofshin ata. Mendoj se qëndrimet e LSI-së kanë qenë dhe mbeten tepër parimore. Në sfidën për të vënë në vend atë dhunim që iu bë Kushtetutës dhe gjithë popullit shqiptar, kur 115 deputetë as nuk u menduan fare, në sfidën për të garantuar zgjedhje të ndershme dhe të lira në vitin 2009 dhe në sfidën për të evituar instalimin e një kaste politike dhe ekonomike përjashtuese për shumicën dërmuese të shqiptarëve, janë të mirëpritur të gjithë që të kontribuojnë”, - deklaroi kreu i LSI-së, Ilir Meta. Gjithçka vjen në prag të nisjes së sesionit parlamentar ku partitë kanë premtuar qeverisje dhe opozitë ndryshe. LSI-ja nga ana e saj është duke bërë llogaritë e veta pasi PS-ja refuzon të përgjigjet për të bashkëpunuar. Si e tillë, mbledhja e faktorëve të së majtës, aq më shumë e ish-kryetarit të PS-së Nano, do të ishte një lëvizje domethënëse brenda së majtës.
Megjithatë, Meta duket se heziton për të bërë një ftesë konkrete dhe direkt për ish-kreun e PS-së, duke e lënë gjithmonë të nënkuptuar këtë fakt. Sa herë që është pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me Fatos Nanon, Meta është shprehur se është i hapur të bashkëpunojë me çdo aktor politik që kërkon të largojë Berishën. Gjithsesi, ndërsa nuk përjashtoi bashkëpunimin me Fatos Nanon, Meta përsëriti sërish akuzat e ashpra në adresë të liderit socialist, Edi Rama, që duket se ka marrë pushime të gjata për këtë vit. Kreu i LSI-së vërejti edhe një herë se Rama e ka humbur mundësinë për të qenë lideri i opozitës, ndërsa theksoi se partia që drejton, është partia e parë në vend.
Nga ana tjetër, ai dha një përgjigje për socialistët që e akuzojnë se ishte fajtori i humbjes së PS-së në 2005-ën. Sipas Metës, shkak i humbjes së PS-së ishte zbatimi i mega Dushkut, që realisht favorizoi të djathtën, e kjo vetëm me qëllimin e vetëm që të eliminohej LSI-ja. “Përsëritja e akuzave të vjetra dhe tepër bajate nga përfaqësues të PS-së, se LSI-ja me pozicionin e saj rrezikon gjoja të përçajë opozitën dhe të mbajë në pushtet pozitën, sikundër ka ndodhur kjo në 2005-n, këto janë krejtësisht të pavërteta. Për fat të keq, këto tregojnë që lidershipi i PS-së nuk ka mësuar asgjë nga 2005-a dhe po vijon të ngarkojë veten me përgjegjësi shumë të rëndë edhe për zgjedhjet e vitit 2009”, - deklaroi kreu i LSI-së, Ilir Meta.
LSI-ja: Jo koalicioneve të pjesshme
LSI-ja përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me koalicion të pjesshëm në zona të ndryshme të vendit. I pyetur nga mediat për një koalicion të pjesshëm me PDK-në e Nard Ndokës në veri të vendit, kreu i LSI-së, Meta, tha se koalicionet duhet të jenë në radhë të parë mbi baza parimore dhe jo thjesht mbi baza të kalkulimeve aritmetike, se ku mund të merret gjysmë deputeti apo çerek deputeti më shumë. “Koalicionet e tjera sjellin mungesë qëndrueshmërie dhe besueshmërie për çdo lloj koalicioni që ndërtohet mbi pazare të tilla. Kështu që forcat politike që dëshirojnë të aderojnë në një koalicion duhet të jenë të qarta ose duhet të qëndrojnë fort me disa principe. Forcat politike që pretendojnë se janë të tilla, por që fatin e tyre e kthejnë në një tender, se ku mund të garantohet më kollaj kryetari i tyre, janë të destinuara të asgjësohen, për shkak të mungesës të principeve, mbi të cilat ato funksionojnë”, - tha Meta.