Meta: Rusia të respektojë sovranitetin e Gjeorgjisë
Një tjetër çështje ku është përqendruar komunikimi i liderit të LSI-së është edhe konflikti mes Rusisë dhe Gjeorgjisë. Kreu i LSI-së kërkoi nga ana e Rusisë që të respektojë sovranitetin e Gjeorgjisë, ndërsa deklaroi se edhe Gjeorgjia duhet të respektojë minoritetet. “Ne shpresojmë që Rusia të mos heqë dorë nga përpjekjet e saj, si një faktor shumë i rëndësishëm global për të kontribuar për përçimin e paqes dhe të sigurisë, jo vetëm për shtetet përreth saj, por edhe në nivel global dhe të respektojë sa më shpejt sovranitetin e Gjeorgjisë dhe të bashkëpunojë ngushtë me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për normalizimin e situatës në atë rajon”, - deklaroi Meta, duke shtuar se “ne dëshirojmë që edhe qeveria, dhe autoritetet e Gjeorgjisë të tregohen të përmbajtura dhe bashkëpunuese për respektimin e minoriteteve në Gjeorgji sipas standardeve evropiane, përderisa Gjeorgjia ka shprehur haptas aspiratat e saj për bashkim me Unionin Evropian apo edhe me NATO-n”.