PS: MASH-i gënjeu me shpërndarjen e librave shkollorë
Anëtarja e kryesisë së Partisë Socialiste, Ledi Shamku, reagoi dje për procesin e shpërndarjes së teksteve shkollore nga ana e MASH-it.
Sipas saj, premtimi i MASH-it se që nga data një gusht librat do të shpërndaheshin në libraritë e vendit, është një mashtrim, sepse në to nuk ka tekste shkollore.
Ministri i ri i Arsimit filloi avazin e vjetër, shakanë tashmë bajate me familjet shqiptare, lidhur me shpërndarjen e librit shkollor. “Ministri i ri, para një muaji nxiti prindër e nxënës të rendin nëpër librari, pasi tekstet shkollore për këtë vit, sipas tij, do t’i gjenin aty qysh më 1 gusht, por jemi në mes të gushtit dhe tekste nuk ka.
Me sa duket, edhe këtë vit do të përsëriten radhët e gjata e të mundimshme nëpër librari. Fillim i shkëlqyer për ministrin e ri të qeverisë së vjetër!”, - tha Shamku, ndërsa shtoi se edhe këtë vit problemet nuk u zgjidhën. “Defektet aq shumë të diskutuara të altertekstit të vjetshëm, defekte të rënda e të gjithëpranuara këto, MASH-i nuk mundi t’i zgjidhë, madje kësaj here as u përpoq t’i zgjidhë. Edhe këtë vit tekstet u hartuan në të njëjtat kushte sikundër vjet. Pra u hartuan në mungesë të plotë standardesh, pa lidhje ndërdisiplinore e pa programe të vijuara”, - deklaroi më tej anëtarja e kryesisë së PS-së. Sipas saj, për programet, ekspertët e ministrisë dhe sot e kësaj dite nuk kanë rënë ende dakord në do t’i marrin nga Kansasi apo nga Nju Xhersi. “E kjo nuk është më një shaka bajate si ajo e ministrit të ri lidhur me radhët nëpër librari, por një sharlatanizëm me pasoja vërtet të rënda për familjet tona, të cilat në mos dje, sot e kanë kuptuar se shkollimi i bijve të tyre ka mbetur në dorë të të paaftëve e të të papërgjegjshmëve”, - tha Shamku.
PS-ja vazhdon pushimet politike
Selia rozë vazhdon ende të heshtë, edhe pse muaji gusht është duke mbërritur në mes të tij. Zyrat dhe mjediset e Partisë Socialiste mbeten po aq bosh sa në fillim të këtij muaji. Ndërsa ajo çfarë bie më shumë në sy është mungesa e komunikimit me mediat dhe të bërit opozitë. Edhe pse zyra e shtypit dhe e komunikimit me mediat qëndron hapur dhe e gatshme për çdo veprimtari publike të partisë, janë zyrtarët e saj ata që mungojnë. Nga një gushti deri dje, PS-ja shënoi konferencën e saj të dytë për shtyp, ndërkohë që është rivalizuar së shumti nga ana e ish-aleates së saj, që thuajse çdo ditë ka gjetur një çështje për të komunikuar me publikun. Megjithatë, nuk mund të përcaktohet qartë se ku qëndron problemi, te mungesa e zyrtarëve të saj të gatshëm për të komunikuar apo të strategjia joaktive e kësaj partie. Edhe kreu i PS-së mungon prej disa ditësh në komunikimet mediatike dhe duket se pushimet e tij do të shkojnë më shumë se dhjetë ditë, mungesë kjo që po mundohen ta shfrytëzojnë të gjithë.