Ligji i ri, hiqet shërbimi i detyrueshëm ushtarak
Shërbimi ushtarak nuk do të jetë më me detyrim në vendin tonë. Qeveria miratoi dje projektligjin e veçantë, i cili kërkon që shtetasit shqiptarë, përpara moshës së rekrutimit, të deklarojnë në rast se dëshirojnë të bëjnë ushtrinë ose jo. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2010, shërbimi ushtarak nuk do të jetë i detyrueshëm. Projektligji në fjalë do të shkojë në Kuvend në muajin shtator, ku deputetët do të ridiskutojnë këtë vendim të qeverisë. Ministria e Mbrojtjes e ka cilësuar këtë projektligj si pjesë të reformës për modernizimin e Forcave të Armatosura. Sipas strategjisë dhe programit, në vitin 2010, ushtria shqiptare do të jetë tërësisht profesioniste, çka nënkupton një ushtri të vogël, por mjaft efikase dhe të pajisur mjaft mirë. Ky shërbim ushtarak do të ketë një sasi të vogël ushtarakësh, afërsisht 14 mijë, të cilët do të jenë të gjithë me pagesë. Ushtarët profesionistë, të cilët do të jenë të kualifikuar, do të jenë të gjithë me pagesë, sipas standardeve të NATO-s, çka nënkupton paga të mira.
Projektligji
Projektligji në fjalë i është rekomanduar qeverisë edhe nga organizata ndërkombëtare “Amnesty International”, e cila ka kërkuar që çdo ushtar në detyrë, apo që i vjen mosha për të qenë ushtar, mund të kërkojë edhe shërbim alternativ, pa qenë nën uniformë. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë po ndjekin hap pas hapi procedurat e kërkuara për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO, dhe kjo nënkupton detyrime të shumta. Në vitin 2010 parashikohet që Forcat e Armatosura do të jenë tërësisht profesioniste dhe shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të eliminohet. Qëllimi i paraqitjes së ndryshimeve në ligjin “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë” është përshtatja e tij me ndryshimet e ndodhura në Forcat e Armatosura dhe në mënyrë të veçantë në kalimin e tyre në forca tërësisht profesioniste. Në këtë kuadër është parë e domosdoshme që të hiqet detyrimi i kandidatëve për ushtarë profesionistë për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për më tepër, ky nen jo vetëm që del i panevojshëm për arsye të eliminimit pas dhjetorit të 2009-s të shërbimit të detyrueshëm ushtarak aktiv, por bie gjithashtu ndesh ligjin “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, i cili mjaftohet me kryerjen e stërvitjes bazë dhe jo me kryerjen domosdoshmërish të shërbimit të detyrueshëm ushtarak aktiv. Për këtë arsye, është kërkuar shfuqizimi i këtij ligji.
Shërbimi ushtarak
Shtetasi që nuk dëshiron ta kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak me armë për arsye ndërgjegjeje, duhet të bëjë kërkesë në qendrën e rekrutim-mobilizimit para mbushjes së moshës ligjore për kryerjen e shërbimit ushtarak dhe të kërkojë kryerjen e shërbimit alternativ. Gjithashtu ai mund të kërkojë kryerjen e shërbimit alternativ për arsye ndërgjegjeje edhe në kohën kur është duke kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Pra, çdo i ri i cili kërkon të rekrutohet me dëshirë në Ushtrinë Shqiptare, mund të bëjë një shërbim alternativ që e cakton ushtria, duke e parë si jo të domosdoshme shërbimin nën armë. Kërkesa në këtë rast i paraqitet komandës së njësisë, ku ai kryen shërbimin ushtarak. Nga ana tjetër, ligji parashikon që shtetasi kryefamiljar, i martuar, që ka një a më shumë fëmijë të mitur, të mos thirret për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Gjithashtu, kur shtetasi kryefamiljar, i martuar është duke kryer shërbimin ushtarak edhe gjatë kësaj kohe ai bëhet me një a më shumë fëmijë, mund të lirohet nga shërbimi ushtarak.
Shqipëria miraton marrëveshjen me OKB-në për krimet në ish-Jugosllavi
Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e djeshme në parim marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë. Kjo marrëveshje do të kalojë në Kuvend në muajin shtator. Sipas marrëveshjesh, Shqipëria njeh dhe zbaton të gjitha vendimet e Gjykatës së Hagës, për sa u përket kriminelëve të luftës. Marrëveshja detyron Shqipërinë që çdo vendim i drejtpërdrejtë apo alternativ, të zbatohet nga shteti shqiptar. Me pak fjalë, në rast se ndonjë kriminel luftë merr dënim alternativ dhe nuk lejohet në udhëtojë jashtë vendit të tij, Shqipëria është e detyruar që personin në fjalë të mos e pranojë të vizitojë Shqipërinë, pavarësisht dëshirës së tij. Vendimet e Gjykatës së Hagës kërkojnë që çdo vend anëtar i OKB-së ta zbatojë atë. Aktualisht Gjykata e Hagës po nis shqyrtimin e çështjes së Radovan Karaçiç, i akuzuar për mijëra vrasje myslimanësh në Bosnje.
Dy autokolona ushtarake sllovene, tranzit përmes territorit shqiptar
Dy autokolona ushtarake sllovene do të kalojnë tranzit përmes territorit shqiptar më 15 gusht 2008, në itinerarin Porti i Durrësit–Qafë Thanë. Qeveria shqiptare, në mbledhjen e djeshme, vendosi lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të dy autokolonave ushtarake sllovene, të përbëra përkatësisht, nga 12 dhe 15 automjete ushtarake, me kontenierët respektivë, të cilat përmbajnë armatim, municione dhe materiale ushtarake, si dhe të 46 trupave ushtarake. Zyra e shtypit pranë Kryeministrit bëri të ditur se procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në/nga Republika e Shqipërisë janë parashikuar në “Marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë.