Meta: Bashkëpunoj me Ramën nëse reflekton
Meta është shprehur nga Berati se LSI është e gatshme për bashkëpunim me të gjitha forcat politike që punojnë për t’i shkurtuar ditët qeverisjes Berisha. Sipas Metes, per PS eshte ne fuqi kushti, nese Rama Reflekton
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta është shprehur dje në Berat se “LSI është e gatshme për bashkëpunim me të gjitha forcat politike që punojnë për t’i shkurtuar ditët qeverisjes Berisha”. Gjatë fjalës së tij në konferencën e dytë të degës së kësaj partie në rrethin e Beratit, Meta është shprehur përpara anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie se LSI udhëhiqet nga motoja “mundësi dhe mirëqenie për të gjithë”, dhe jo si forcat e tjera politike të cilat udhëhiqen nga interesa vetjake dhe klanore”. “Ne si forcë politike jemi të hapur për të bashkëpunuar, por jo me qeverisjen Berisha, e cila prishi Kushtetutën, por me të gjitha forcat e majta duke përfshirë dhe PS-në, në rast se kryetari i saj Edi Rama reflekton, pasi politika e deritanishme e tij është kontroll mbi partinë dhe mosmarrje parasysh të mendimeve të anëtarëve të saj”, - deklaroi Meta. “Si pasojë e kësaj politike të ndjekur, siç jeni dhe në dijeni, pak ditë më parë u deklarua një forcë e re politike, e cila erdhi si pasojë e politikës mospërfillëse të kryetarit Rama, pasi të gjithë ata që formuan këtë forcë të re politike ishin pjesë e PS-së”, - komentoi Meta. “Kjo parti, - tha më tej Meta, - ka meritat e saj në lidhje me ndryshimet e derimësotme, ashtu si dhe Edi Rama ka meritat e veta në ndryshimin e Tiranës, por tashmë ai ka rënë peng i grupeve të interesave, çka ka bërë që Tirana në mandatin e tretë të tij si kryetar, të nisë të zëvendësojë kioskat e dikurshme në ndërtesa betoni shumëkatëshe, duke e thënë pa ndrojtje se ai po betonizon Tiranën”. Meta ka qenë edhe në Vlorë, ku ka marrë pjesë në Konferencën e Gruas. Atje, ai është shprehur se duhet garantuar një shoqëri që të japë garanci për të gjithë dhe jo vetëm për disa.
(d.b/BalkanWeb)