E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE, ndryshime në rezolutat për Shqipërinë dhe Bosnjën

Krahasimi Dy dokumentet flasin më qartë për plotësimin e kushteve nga Sarajeva, sesa nga Tirana

Parlamenti Europian pritet të diskutojë dhe miratojë dy rezoluta të veçanta në lidhje me liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Për vendin tonë, drafti është hartuar nga reporteri i posaçëm, eurodeputeti grek Nicholaos Chountis, ndërsa për Bosnjë-Hercegovinën nga eurodeputetja gjermane, e njohura Doris Pack. Në këto dy drafte ka një ndryshim thelbësor, që i mëshon idesë se Sarajeva është një hap më mirë sesa Tirana në këtë aspekt. Në projekt-rezolutën për Bosnjë-Hercegovinën theksohet se “Parlamenti thekson kënaqësinë që autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës kanë shpejtuar përpjekjet për reformat e paarritura. Në një pikë më tej, projektrezoluta e hartuar nga zonja Pack thekson se “ftohet komisioni të prezantojë paketën legjislative për liberalizimin e vizave, që pret një evoluim pozitiv për plotësimin e kushteve të nevojshme për Parlamentin Europian dhe këshilli si një çështje urgjente për t’u adoptuar përpara përfundimit të verës së këtij viti”. Ndërkaq, projekt-rezoluta për Shqipërinë, e hartuar nga eurodeputeti Chountis, “nënvizon nevojën për arritjen e një konsensusi për reformat politike dhe ekonomike që i vendos qytetarët në rrugën e integrimit. Mirëpret progresin e dukshëm të arritur nga përgatitjet për liberalizimin e vizave dhe pret nga komisioni të prezantojë propozimet e reja sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në fund të majit bën thirrje për hartimin e një deklarate të përbashkët të Parlamentit dhe Këshillit, në të cilën të dyja institucionet të vlerësojnë propozimet në mënyrën më urgjente”.

Që në fillim të dokumentit për Shqipërinë shprehet keqardhja për krizën politike dhe institucionale që pas zgjedhjeve të fundit. Duke u bazuar në vlerësimin e OSBE/ODIHR, se zgjedhjet përmbushën pjesën më të madhe të standardeve, drafti tërheq vëmendjen për parregullsitë e vërejtura, “në veçanti për transparencën e procesit, presionin dhe trembjen e votuesve, regjistrimin e zgjedhësve dhe mbi monitorimin e numërimit të votave”, duke u bërë thirrje të gjitha partive politike që përmes një dialogu konstruktiv t’i eliminojnë të gjitha këto probleme përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2011.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›