E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Berisha e Rama i shmangen debatit

 

Mijëra qytetarë të Kombinatit përkrahës të LSI mbështetën LSI-në në mitingun e saj, ku kreu i saj prezantoi alternativën që kjo parti paraqet në këto zgjedhje. Ilir Meta u shpreh se LSI ka alternativën më të mirë për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, ndërsa një gjë të tillë nuk e shprehin dy partitë kryesore. “Prej disa javësh e kam ftuar në radhë të parë Sali Berishën dhe Kryetarin e PS, që të dalim në një debat televiziv përpara shqiptarëve, që si në vendet e qytetëruara dhe demokratike të shpalosim argumentet se kush mund ta nxjerrë vendin nga kriza dhe të zhvillojmë ekonominë e shqiptarëve dhe të përmirësojmë ekonominë e shqiptarëve. As njëri dhe as tjetri nuk pranojnë të ballafaqohen, sepse nuk kanë asnjë ide nga ekonomia, sepse do mjaftonte vetëm 1 orë, që populli shqiptar të kuptonte një herë e mirë se alternativa jonë meriton një maxhorancë dërrmuese më 28 Qershor, për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Ndaj ne do të marrim përsipër me gjithë socialistët dhe progresistët drejtimin e Shqipërisë, në agimin e 29 Qershorit”, tha Meta. Kreu i LSI premtoi se pas fitores së 28 qershorit, do të ketë si prioritet shumë probleme të zonës së Kombinatit. “Unë do bëj çdo gjë që një herë e përgjithmonë të zgjidhet problemi i legalizimeve, proces me të cilin Sali Berisha ka 4 vjet që mban peng qindra mijëra shqiptarë në të gjithë Tiranën, Durrësin dhe Shqipërinë. Unë do të bëj gjithçka, tha Meta, që problemi i ujit të pijshëm dhe problemi i kanalizimeve të zgjidhet një herë e mirë për të gjithë njësinë nr.6, pasi është një problem dhe një dramë më vete për shumë pjesë të komunitetit tuaj”, tha Meta.

Mosha e Tretë
“Ne do të miratojmë ligjin për moshën e tretë, i cili garanton për 350 mijë shërbimet jetike më të domosdoshme. Ne do të garantojmë statusin e ushtarakut, që Sali Berisha e hodhi poshtë. LSI ishte e vetmja forcë politike që paraqiti në parlament statusin e minatorit dhe partitë e tjera e hodhën poshtë dhe nuk e mbështetën, ndërsa sot që u duhen disa vota nga ish-minatorët, hipokritë me lot krokodili, u kujtuan të premtojnë për minatorët”, tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›