Dimri shënon viktimën e radhës
Për shkak të shtresave të akullit, që ndodhen në qytetin e Korçës, një 53-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka humbur ekuilibrin, duke rrëshqitur në akull. Viktima është Ylber Kovaçi, 53 vjeç, i cili gjeti vdekjen si pasojë e rrëshqitjes në akullin që këto ditë ka zënë shtresa në qytetin juglindor. Incidenti ka ndodhur në lagjen numër 8 të këtij qyteti. Mësohet se rrëshqitja ka rezultuar fatale për Kovaçin, i cili megjithëse u dërgua menjëherë në spital, nga njerëzit që ndodheshin aty pranë kur ai ka rënë. Por fatkeqësisht mjekët konstatuan se 53-vjeçari kishte vdekur. Kjo është viktima e dytë, që njeh ky qytet, si pasojë e motit të keq. Vetëm 2 ditë më parë një person tjetër që jetonte në konviktet për të pastrehët në Korçë, ka ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit.