Vetëvritet nëna e dy fëmijëve të mitur
Pas vetëvrasjes së ndodhur dy dite më parë, kur një një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banonte, një tjetër rast vetëvrasjeje ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një nënë, 25-vjeçare, është gjetur e vetëvarur paraditen e djeshme në një pemë në oborrin e banesës së saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "5 Maji", që nga elbasanasit njihet me emrin e vjetër "Rrapishtë". Sipas burimeve të policisë, mësohet se Valentina Vllai, nënë e dy fëmijëve të mitur, është gjetur e vetëvarur në një pemë në oborrin e shtëpisë së saj. Policia ka marrë në pyetje familjarët për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë, mësohet nga policia se ajo i ka dhënë fund jetës në kushtet e një depresioni të thellë. Depresion i cili dyshohet se i është shkaktuar nga mosmarrëveshjet, që ajo kishte me bashkëshortin e saj.